Ky aktivitetet realizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet UEJL-së dhe Universitetit të Indianës, që u nënshkuajt më 19 nëntor 2011 nga rektorët Prof. Dr. Zamir Dika dhe Prof. Dr. Majkëll A. MekRobi.
Në kuadër të këtij trajnimi, në Universitetin tonë qëndrojnë 67 studentë nga India, të cilët do të ndjekin trajnimin intensiv njëjavorë në fushën e analitikes së biznesit. Pas përfundimit të kursit intensiv, studentët do të pajisen me certifikatë për analizën e biznesit.
Trajnues janë profesorë të njohur nga Universiteti Indiana, si prof. Dan Smith, dekani i Shkollës Kelly për Biznes, prof. Riç Magjuka, prof. Vijay Khatri dhe të tjerë.
Të punësuarit e UEJL-së po ashtu janë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke marrë pjesë në sesionet profesionale dhe në përkrahjen logjisitke.
Kjo ngjarje dëshmon se UEJL gjithnjë e më shumë po bëhet partner i rëndësishëm ndërkombëtarë në fushën e arsimit të lartë.
