Përgjatë prezantimit, përfaqësuesit e Forumit i paraqitën mundësitë e ndryshme për bursa dhe financim para studentëve të UEJL-së, të cilët dëshirojnë të studiojnë në Universitetin Kembrixh.
Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare, do të vazhdojë të sjellë në UEJL fondacione, shoqëri dhe institute, të cilët ju ofrojnë studentëve dhe stafit mundësi për të studiuar apo specializuar jashtë shtetit, duke ju mundësuar kështu të zgjerojnë dijet dhe shkathtësitë e tyre dhe të bëhen pjesë e botës akademike në lëvizje.
