Besa Arifi merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për autonominë universitare në Stamboll
16 nëntor 2009e 23 dhe 24 Tetor 2009 ne Universitetin “Istanbul Bilgi University” u mbajt konferenca ndërkombëtare me temë "Liria akademike dhe autonomia universitare në rajonin e Ballkanit, Detit të Zi dhe Detit Kaspik: Masat dhe Strategjitë" e organizuar nga Rrjeti për Arsim dhe të Drejta Akademike (Network for Education and Academic Rights – NEAR, me qendër në Londër), Akademikët në Rrezik (Scholars at Risk – SAR, me qendër në Nju Jork), dhe Qendra Kërkimore për të Drejtat e Njeriut e Universitetit Bilgi në Stamboll.
Besa Arifi, udhëheqëse e Qendrës për të Drejtat e Njeriut e UEJL-së, mori pjesë në këtë konferencë, duke e përfaqësuar UEJL-në përmes prezantimit të saj “Autonomia Universitare dhe Liria Akademike – rasti i Maqedonisë”, i cili do të botohet në analet e kësaj konference, ku gjithashtu u prezantuan edhe përvojat e vendeve tjera, si: Kroacia, Serbia dhe Moldavia nga rajoni i Ballkanit; Kazakistani, Kirgistani dhe Afganistani, nga rajoni i Detit Kaspik si dhe Rusia, Bulgaria dhe Rumunia, nga rajoni i Detit të Zi. Ligjërata lidhur me temën mbajtën edhe profesorët Turgut Tarhanli – Dekan në Fakultetin Juridik të “Istambul Bilgi University” si dhe Halil Berktay - Profesor në Universitetin “Sabanci” në Stamboll. Njëherit me raportet e tyre u paraqitën edhe përfaqësuesit e Shoqatës Arabe për Liri Akademike, si dhe të Rrjetit Afrikan për Liri Akademike. Përfaqësimi i UEJL-së në këtë konferencë paraqet një fakt shumë të rëndësishëm, pasi që nga të gjitha universitetet ekzistuese në Maqedoni ishte zgjedhur pikërisht UEJL-ja për ta përfaqësuar këtë shtet. Në konferencë u fituan ide të reja për mundësi të mëtejshme zhvillimi lidhur me konceptin e autonomisë universitare dhe lirisë akademike, si dhe u krijuan kontakte dhe lidhje të reja bashkëpunimi me organizatat botërore që merren me këtë çështje.
Më shumë lajme
- UEJL – partner kyç i Kombeve të Bashkuara në platformën universitare SustainEd
- Konferenca për shtyp e fundvitit: Rektori Sadudin Ibraimi theksoi rritjen e qëndrueshme dhe vizionin e qartë të UEJL-së për të ardhmen
- Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, ligjëron në UEJL për diplomacinë shqiptare dhe integrimin evropian
- Ambasadorja e Izraelit e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore
- Zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së
- Përfaqësuesit e Shkollave Ndërkombëtare MAARIF në takim pune në UEJL
- Forumi ECONLIT 2025 u mbajt në UEJL - Shkup