U ndanë certifikatat e kursit "Lidershipi dhe puna rinore në komunitet"
1 dhjetor 2009
Të mërkurën (15 nëntor 2009), Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike (FAPSHP) i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ndau certifikatat për kursistët e programit “Lidershipi dhe puna rinore në komunitet”, program ky i certifikuar njëvjeçar ( Niveli A/ semestri parë - 30 ECTS dhe niveli B/ semestri dytë - 30 ECTS), i cili realizohet nga UEJL në bashkëpunim me Institutin për arsim dhe komunikim të Universitetit Joncheping (HLK), Suedi dhe Qendrës për arsimim joformal “Triagolnik”, Maqedoni.
Vlen të theksohet se programi i këtij kursi është hartuar bazuar në përvojat pozitive për edukimin e punonjësve rinor në Suedi dhe në Britaninë e Madhe, i adaptuar për nevojat lokale. Të gjithë ata që e kanë vijuar kursin, janë vlerësuar lidhur me shkathtësitë dhe njohuritë e fituara për punën me të rinjtë.
Me rastin e ndarjes së certifikatave, prodekani për studimet e ciklit të dytë (të magjistraturës), në FAPSHP, Prof. dr. Jonuz Abdullai tha se, të gjithë ata që e kanë ndjekur kursin në fjalë, tani janë të gatshëm të përballen me sfidat e profesionit punonjës rinor në komunitet. Kjo, do të thotë se, siç u shpreh ai “tashmë kemi të bëjmë me njerëz të përgatitur, të trajnuar dhe të aftë për të punuar me këtë komunitet”.
I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ishte edhe dekani i FAPSHP, Prof. dr. Etem Aziri dhe përfaqësuesja e OJQ-së nga Republika e Kosovës, që është edhe bashkërenduese e këtij kursi nga projekti TEMPUS.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics