COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Perspektiva e UEJL në Konferencën e Vjenës mbi arsimimin fetar

 

Nga 23-25 tetor 2009, prof. Ali Pajaziti nga Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike të UEJL, ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare "Arsimimi religjioz në Evropën Juglindore”, në Vjenë të Austrisë. Konferenca është organizuar nga Universiteti i Vjenës - Departamenti i Filozofisë - E drejta e religjionit dhe kulturës, Ministria Federale Austriake e Shkencës dhe Kërkimeve, Instituti për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore dhe Asociacioni Kulturor Austriak. Punimi, që u prezantua nga prof. Ali Pajaziti i titulluar “Arsimimi fetar në Maqedoni”, ka një qasje teorike, analitike dhe sociologjike lidhur me çështjet e implementimit të arsimit fetar (arsimimi fetar, historia e religjionit, ose etika), në rrjetin formal të arsimit, si një nga drejtimet e gjetjes së zgjidhjes së problemeve në shoqëritë e sotme hiper-bashkëkohore. Shoqëritë e tilla ballafaqohen me një numër të madh të problemeve sociale, siç janë narkomania, paqëndrueshmëria shoqërore, dhuna, alkoolizmi, vetëvrasja, etj., që cilët kërkojnë zgjidhje reale dhe të shëndoshë. Ndërkohë, traktati ka trajtuar gjithashtu, konceptet e sekularizmit, të rinjtë, krizën globale, ringjalljen fetare, multi-kulturalizmin dhe tolerancën.

Google+