Formohet Komisioni për monitorimin e pandemisë së gripit A/H1N1
11 nëntor 2009
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, Akademik Alajdin Abazi, ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit të pandemisë në Universitet, i cili do të monitorojë nga afër gjithë situatën epidemiologjike të gripit të derrave (A/H1N1), në UEJL. Me komisionin në fjalë, do të udhëheq Darko Spirovski, drejtor i Mirëmbajtjes.
Vendimi është marrë nga shkaku se ka një rritje të shkallës së përhapjes së pandemisë së gripit në Maqedoni, rajon dhe gjetkë. Universiteti, me këtë rast, ka rritur shkallen e vigjilencës për të ndërmarrë hapa parandalues ndaj paraqitjeve eventuale të gripit në komunitet.
Komisioni ka për detyrë që të zbatojë Planin e veprimit mbi pandeminë.
Pandemia e gripit të derrave shkaktohet nga një virus i ri i gripit, që përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe infekton një numër të konsiderueshëm të popullatës.
Gripi i derrit është një infeksion akut viral i rrugëve të frymëmarrjes së derrave, që shkaktohet nga tipi A i virusit të gripit H1N1.
Të gjithë të punësuarit dhe studentët në raste emergjente duhet kontaktuar drejtpërdrejt Sigurimin e qytezës universitare, ose përmes tel. lokal 2200.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics