Doktoroi Lejla Bexheti - Abazi
17 nëntor 2009

“Fusha e hulumtimit në këtë tezë ka të bëjë me mësimin elektronik (e-learning), në lëmin e Sistemeve elektronike për menaxhim të mësimit (LMS). Procesi i mësimit dhe mësimdhënies është kompleks, duke ngërthyer modele shumëtiparesh dhe veçorish”, theksoi Prof. dr. Zamir Dika. Sipas tij, ky studim përbën pikërisht hulumtimin e kësaj hipoteze me qëllim të dizajnimit të një mjedisi, i cili do të ofronte mjete dhe modelin optimal për të ndjekur në mënyrë efikase nevojat dhe trendët e mësimit në këtë kohë të re. Rezultatet e këtij hulumtimi dhe përvoja e fituar janë prezantuar dhe verifikuar në shumë konferenca ndërkombëtare dhe në publikime të artikujve shkencorë, nga ana e kandidates Lejla Abazi - Bexheti, tha prof. Dika.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics