Brikena Xhaferi merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për EFL zhurnalin aziatik
9 nëntor 2009
Doc.Dr. Brikena Xhaferi nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit –Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze participoi në konferencën ndërkombëtare aziatike në Izmir të Turqisë. Kjo konferencë ndërkombëtare u organizua nga Zhurnali aziatik i anglishtes si gjuhë e huaj dhe Universiteti Dokuz Eylül më 14-18.10. 2009.
Qëllimi i kësaj konference ishte që ti bashkojë ekspertët nga e gjithë bota për të këmbyer pikëpamjet e tyre për çështje që kanë të bëjnë me anglishten si gjuhë internacionale.
Zhurnali aziatik i anglishtes si gjuhë e huaj është njëri nga zhurnalet më të preferuara në botë për mësimdhënien dhe mësimin e anglishtes. Ky Zhurnal ofron një forum unik, i cili u dedikohet diskutimeve rreth anglishtes si gjuhë internacionale.
Doc. Dr. Brikena Xhaferi ligjëruese në UEJL-në prezantoi punimin e saj me temë:”Studim empirik në strategjitë e mësimit te fjalëve nga studentët e UEJL-së: Metodat, rezultatet dhe rekomandimet për të ardhmen”.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics