COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e UEJL-së morën pjesë në një projekt ndërkombëtarë me studentët e Universitetit George Mason në Fairfax Virginia, SHBA

Studentët e Shkencave të Komunikimit, të cilët ndjekin lëndën Anglishtja për Qëllime Specifike (Anglishtja për Shkencat e Komunikimit) me mësimdhënës Artan Limani, morën pjesë në një projekt të përbashkët me studentë nga Universiteti George Mason në Fairfax, Virginia, SHBA, të cilët ndjekin lëndën NCLC 249 – Internet Literacy me mësimdhënësen Kristin Scott. Qëllimi ishte që studentëve të ju jepet mundësia që të ngrenë nivelin e njohjes së gjuhës angleze, si dhe në të njëjtën kohe të mësojnë për kulturat tjera. NCLC 249 ishte një grup i përbëre nga studentë, nga vende dhe kultura të ndryshme të botës.

Pasi që Shkencat e Komunikimit janë multidimensionale dhe përfshin më shumë dimensione shkencore, studentët e shfrytëzuan këtë rast që t’i qasen njërës prej shtyllave të Shkencave të Komunikimit, si që është vlerësimi i ekzistencës së diversitetit, si bazë për mirëqenie njerëzore dhe sukses në të gjitha sferat e jetës.

Studentët përdorën internetin, gjegjësisht rrjetin social Facebook, si medium interaktiv me qëllim që të komunikojnë për katër javë me radhë dhe mbaruan të njëjtin me një internet telekonferencë drejtpërsëdrejti më 19 nëntor, 2009. Të dy grupet e studentëve vlerësuan maksimalisht mundësinë që të mësojnë për kulturat tjera në një mënyrë tejet të sofistikuar, ku teknologjia dhe interneti ishin në shërbim për qëllime akademike.

Pas telekonferencës, Arrian Sulejmani  student i UEJL-së tha: “Kjo ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua pasi që m’u dha mundësia që të komunikoj me studentë nga një vend që kurrë nuk e kam vizituar si dhe m’u dha mundësia që të përdori teknologjinë qe ofron UEJL.” Studentja Elena Pavlevska tha:”Ishte një ide shumë e mirë që të ndajmë informata për universitetin tonë, për në, për kulturat tona dhe se fundi të mësojmë si të komunikojmë me kulturat e ndryshme dhe në të njëjtën kohë t’i përmirësojmë shkathtësitë tona të gjuhës angleze. Kjo, ishte edhe një mundësi të bëjmë shokë ndërkombëtarë dhe t’i zgjerojmë horizontet tona.”

Mësimdhënësi i lëndës, Artan Limani, u shpreh se do të vazhdojë që t’ju mundësojë studentëve të vet që të kyçen në projekte ndërkombëtare sikur ky. Ai beson se kjo është një mënyrë që t’ju ndihmojë studentëve të UEJL-së në rritjen e mundësive për karrierë ndërkombëtare.  

Google+