Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, më 20 nëntor, do të shënojë 8-vjetorin e themelimit, ku për këtë qëllim janë paraparë të mbahen aktivitete të larmishme shkencore e kulturore.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, është përgatitur një program festiv, ku do të prezantohen të arriturat e këtij universiteti gjatë tetë viteve të kaluara, do të bëhet promovimi i të diplomuarve në studimet e doktoraturës dhe shumë aktivitete të tjera. Po ashtu, për këtë ditë kontributin e vetë do ta japë edhe Unioni i Studentëve të UEJL-së.
Rektori Universitetit Evropës Juglindore, akademik Alajdin Abazi pritet që të mbajë një referat qendror mbi lindjen dhe zhvillimin e UEJL-së.
UEJL lindi para 8 viteve si nevojë imediate e kohës, pikërisht në vjeshtën e vitit 2001, pas një angazhimi tejet të mundimshëm të Komisionerit të lartë të OSBE-së, Shkëlqesisë së tij, Max Van der Stoel, i cili inicoi idenë e krijimit të një institucioni të arsimit të lartë – të modelit të UEJL-së në Republikën e Maqedonisë. Pra, në rrethana të tilla historike - rrëzë Malit Sharr, u bë realitet Universiteti i Evropës Juglindore. Kështu, njëherësh, Universiteti i Evropës Juglindore u bë edhe institucioni i parë i arsimit të lartë i akredituar nga Bordi i Akreditimit të Republikës së Maqedonisë, në vitin 2001. Këtu, duhet spikatur përkrahjen e pa rezervë të bashkësisë ndërkombëtare – Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, për jetësimin e idesë së bërjes së këtij universiteti bashkëkohor që t’i kontribuojë arsimit të lartë në gjuhën shqipe, duke treguar një fleksibilitet të përdorimit të gjuhëve, me çka u mundësoi edhe të tjerëve që të gjejnë hapësirë të mjaftueshme për të studiuar në gjuhën e tyre amtare, duke u bërë kështu një universitet i hapur për të gjithë të rinjtë që duan të studiojnë.
Gjithashtu, vlen të theksohet se përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare gjatë gjithë këtyre 8 viteve, asnjëherë nuk ka munguar.
UEJL shënon 8 – vjetorin e themelimit
18 nëntor 2009Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics