Lajmet e fundit
-
SEEUTechPark shënoi trevjetorin e themelimit
19 maj 2016Më 16 maj 2016, në një ceremoni solemne, Parku Teknologjik (SEEUTechPark), i Universitetit të Evropës Juglindore e shënoi trevjetorin e themelimit, në praninë e mysafirëve të shumtë.
-
Ministri i Mjedisit Bashkim Ameti vizitoi UEJL-në
11 maj 2016Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë, Bashkim Ameti, realizuan sot (11 maj 2016) një takim pune, ku u bisedua rreth realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit jetësor.
-
U promovua libri “Paqja e ftohtë” e Selim Ibrahimit
11 maj 2016Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (UEJ), të martën (10 maj 2016), u promovua libri “Paqja e Ftohtë” e gazetarit Selim Ibraimi.
-
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema u prit nga homologu i tij, Prof. Dr. Zamir Dika në Tetovë
4 maj 2016Sot (4 maj 2016), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, qëndroi rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema, i cili me këtë rast u prit nga homologu i tij nikoqir, Prof. Dr. Zamir Dika.
-
Seminar me mësimdhënësit e shkollave të mesme për TIK
26 prill 2016Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të shtunën (23 prill 2016), u mbajt trajnimi njëditor me mësimdhënës të shkollave të mesme nga Maqedonia, me temë: “Interneti dhe shërbimet online në përkrahje të mësimdhënies dhe të nxënit”.
-
U mbajtën garat në recitim të veprave të Shekspirit
25 prill 2016Nxënës të shkollave të mesme nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, treguan talentin e tyre të shkëlqyeshëm, në Garat në recitim të veprave të Shekspirit, që u mbajtën të premten (22 prill), në organizim të Katedrës së gjuhës angleze të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.
-
Panairi i karrierës takoi punëdhënësit dhe studentët
25 prill 2016Mbi 50 kompani, studentë, afaristë dhe mysafirë të shumtë, patën mundësi të shkëmbejnë ofertat e tyre, të takohen dhe të njihen me trendet e fundit të tregut të punës, në Panairin e karrierës, që u mbajt të mërkurën (20 prill 2016), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të organizuar nga Qendra e karrierës.
-
Prof. Dr. Zamir Dika njohu Ambasadoren Suomalainen për përparimet në UEJL
22 prill 2016Të martën (20.04.2016), në një takim të ngrohtë pune, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, qëndroi shefja e misionit të OSBE në Shkup, ambasadorja Nina Suomalainen.
-
UEJL hynë në fazën e digjitalizimit
20 prill 2016Universiteti i Evropës Juglindore në vitin akademik 2016-2017, në të tre ciklet studimore do të pranojë 1300 studentë në gjithsej pesë fakultete. Kështu tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, në konferencën për gazetarë, të mbajtur të hënën (18 prill 2016), ku u shpalos oferta e re e Universitetit për vitin e ri akademik 2016/2017.
-
Prof. dr. Veton Latifi ligjëroi në SHBA në Universitetin “Columbia” dhe në Universitetin e New York-ut
20 prill 2016Në ligjëratën e tij në Universitetin “Columbia”, më 16 prill, Prof. Dr. Veton Latifi shpalosi idetë e tij lidhur me populizmin e diskurseve kombëtare dhe reflektimin e kontesteve ndërshtetërore në retorikat politike.
-
Dyert e hapura për maturantët edhe në UEJL - Shkup
20 prill 2016Rreth 400 maturantë të shkollave të mesme të Shkupit, Kumanovës dhe Zhitoshës, vlerësohet të kenë vizituar të premten Universitetin e Evropës Juglindorë në Shkup (UEJL) ku një ekip i ngarkuar pikërisht për prezantimin e ofertës 2016/2017 u kanë shpjeguar në detaje për llojin e studimeve, përparësitë e programeve të caktuara dhe vlerën e diplomave.
-
Në UEJL Shkup u promovua libri për pluralizmin e besimit në Shqipëri
19 prill 2016“Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare”, është titulli i librit të autorit Xhovani Çimbalo, që u promovua të mërkurën (13 prill 2016), në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup.
-
Dyert e hapura të UEJL-së për të gjithë maturantët
11 prill 2016Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), ka hapur dyert për të maturantët e interesuar për të studiuar në njërin nga pesë fakultetet e këtij Universiteti.
-
Studentët e komunikimit ndërkombëtar ndoqën një ligjëratë nga profesori Sotiropoulos
11 prill 2016Profesori i mirënjohur në Ballkan, Dimitris Sotiropoulos nga Universiteti i Athinës, të martën (5 prill 2016), mbajti një ligjëratë për studentët e komunikimit ndërkombëtar në UEJL, në Tetovë.
-
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u shënua Dita Ndërkombëtare e Romëve
11 prill 2016Me disa aktivitete, të enjten (7 prill), në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë u shënua 8 Prilli-Dita Ndërkombëtare e Romëve.
-
UEJL dhe MMJPH nënshkruajnë marrëveshje për realizimin e dy projekteve ekologjike
25 mars 2016Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Zamir Dika dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë (MMJPH), z. Nurhan Izairi, të mërkurën (23 mars 2016), nënshkruan marrëveshje për financimin e dy projekteve në fushën e mjedisit jetësor.
-
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë takon Alumnin
25 mars 2016Ditë më parë (14 dhe 16 mars 2016), Qendra e karrierës në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë të Universitetit të Evropës Juglindore, organizuan takime me të diplomuarit (Alumni) në këtë fakultet.
-
Studentët e UEJL-së vizituan Ambasadën e SHBA-ve
21 mars 2016Si pjesë e programit "Takohu me Ambasadën", më 18 mars 2016, një grup studentësh nga UEJL vizituan Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
-
U ndanë shpërblimet për ese më të mirë për vitin 2016
10 mars 2016Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, duke shprehur kënaqësinë e tij përkitazi me këtë garë në nivel kombëtar, ka falënderuar Universitetin e Evropës Juglindore për mbështetjen dhe kontributin në promovimin e mësimit të gjuhës angleze në vend dhe pjesëmarrjen në ngjarje të këtilla.
-
UEJL shënoi 7 Marsin - Ditën e Shkollës së Parë Shqipe
8 mars 2016Universiteti i Evropës juglindore, me një manifestim rasti, të hënën (7 mars 2016), e shënoi Ditën e Shkollës Shqipe dhe Ditën e Mësuesit.