Të premten (4 mars 2016), në hapësirat e Korpusit të Paqes në Shkup, u mbajt Ceremonia e dhënies së çmimeve në garën për ese më të mirë në Maqedoni, që organizohet për të katërtën herë me radhë, në partneritet midis Qendrës së Gjuhëve të UEJL-së, Shoqatës kombëtare të profesorëve të gjuhës angleze (ELTAM) dhe Korpusit të paqes në Maqedoni. Certifikatat u ndanë nga ambasadori i SHBA-së, Shkëlqesia e Tij, Xhes Bejli, i cili duke shprehur kënaqësinë e tij lidhur me këtë garë të nivelit kombëtar, ka falënderuar Universitetin e Evropës Juglindore për mbështetjen dhe kontributin në promovimin e mësimit të gjuhës angleze në vend dhe pjesëmarrjen në ngjarje të këtilla. Besa Bytyqi, e cila e përfaqësoi Qendrën e Gjuhëve të UEJL-së, u ndau fituesve shpërblime. Nxënësit nga shkollat publike dhe private në Maqedoni shkruan ese në temën: "Cila është rëndësia e vullnetarizmit në vendin tuaj dhe ndikimi i saj në botë?"
"Është e rëndësishme që ne po i bashkojmë njerëzit nga mjedise të ndryshme për të punuar drejt një qëllimi të përbashkët. Kjo i sjell njerëzit së bashku. Vullnetarizmi promovon rritjen personale dhe vetërespektin. Ju mund të bëni ndryshime, pasi që çdo njeri ka vlerë", tha mes tjerash në fjalimin e saj në këtë ngjarje, Besa Bytyqi.
U ndanë shpërblimet për ese më të mirë për vitin 2016
10 mars 2016Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, duke shprehur kënaqësinë e tij përkitazi me këtë garë në nivel kombëtar, ka falënderuar Universitetin e Evropës Juglindore për mbështetjen dhe kontributin në promovimin e mësimit të gjuhës angleze në vend dhe pjesëmarrjen në ngjarje të këtilla.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL