Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Panairi i karrierës takoi punëdhënësit dhe studentët

Mbi 50 kompani, studentë, afaristë dhe mysafirë të shumtë, patën mundësi të shkëmbejnë ofertat e tyre, të takohen dhe të njihen me trendet e fundit të tregut të punës, në Panairin e karrierës, që u mbajt të mërkurën (20 prill 2016), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të organizuar nga Qendra e karrierës.

Panairin të hapur e shpalli rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili foli për rëndësinë e kësaj ngjarje për studentët, Universitetin dhe komunitetin e biznesit.

“Punëdhënësit dhe punëkërkuesit e rinj – studentët dhe të diplomuarit në UEJL, sot kanë shansin thelbësor për të përfituar nga çdo mundësi që ofron ky panair karriere..”, tha rektori Dika.

I pranishëm në hapjen e panairit, ishte ministri i Arsimit i Maqedonisë, Pishtar Lutfiu, i cili tha se UEJL ofron arsimim sipas standardeve botërore, prandaj për këtë arsye kompanitë më të suksesshme këtu kërkojnë kuadër.

“Kompanitë tani më njëmbëdhjetë vite nga ky universitet marrin kuadër të lartë arsimor profesional i cili do të punojë në ngritjen e cilësisë në punë“, theksoi ministri Lutfiu.

Panairi i karrierës ishte një mundësi e mirë për studentët dhe punëdhënësit potencialë, për të diskutuar rreth mundësive të punësimit dhe angazhimit të studentëve si praktikantë në kompanitë e tyre.

Google+