Rektori Dika e njoftoi ministrin Ameti për ecurinë e projektit për vendosjen e disa pajisjeve mobile për matjen e cilësisë së ajrit në Tetovë.
Ministri Ameti u shpreh se UEJL është një institucion serioz arsimor dhe se me kapacitetet njerëzore dhe shkencore që ka, së shpejti, do të del me kontribut konkret në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Rektori Dika dhe ministri Ameti gjatë shëtitjes në kampusin në Tetovë “inspektuan” realizimin praktik të implementimit të vendimeve nga fusha e efikasitetit energjetik, burimeve të ripërtërishme të energjisë, monitorimit të parametrave klimatik dhe konceptit të mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Ministri i Mjedisit Bashkim Ameti vizitoi UEJL-në
11 maj 2016Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë, Bashkim Ameti, realizuan sot (11 maj 2016) një takim pune, ku u bisedua rreth realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit jetësor.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics