Lajmet e fundit
-
Universiteti i UEJL në 'top pesëshin' e universiteteve më të mira
6 prill 2017Universiteti i UEJL duke u renditur i katërti në Listën e Shangait, vazhdon të jetë në 'top pesëshin' e universiteteve më të mira në Maqedoni.
-
Maturantë, mësimdhënës dhe prindër të interesuar për ofertën studimore të UEJL-së
4 prill 2017Universiteti i Evropës Juglindore, të shtunën (1 prill) i hapi dyert për të gjithë maturantët nga shkollat e mesme në Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës, ku u mbajt manifestimi “Dita e Hapur”. Ky aktivitet u ndoq edhe nga një numër i konsiderushëm i mësimdhënësve dhe prindërve.
-
Kampionët ndërkombëtarë të cilësisë në arsim vlerësojnë UEJL-në
27 mars 2017Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), gjatë javës së kaluar kanë qëndruar kampionët ndërkombëtarë të cilësisë, Frensis Ouen (Frances Owen) dhe Malkolm Kuk (Mlcolm Cook).
-
U mbajt tryeza e rrumbullakët në temën "Arsimim për punësim"
27 mars 2017“Arsimim për punësim”, ishte tema e tryezës së rrumbullakët, që u mbajt të enjten (23 mars 2017), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë. Tryeza u organizua nga Klubi i liderëve të ardhshëm të biznesit dhe Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i UEJL, ku morën pjesë nxënës dhe profesorë të shkollave të mesme nga Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Struga. Në këtë takim, përveç tjerëve morën pjesë edhe ish-studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, gjegjësisht Alumni, të cilët tanimë janë në pozita të rëndësishme menaxheriale në institucione dhe kompani të ndryshme.
-
UEJL shënoi 7 Marsin- Ditën e Arsimit Shqip
9 mars 2017UEJL shënoi 7 Marsin- Ditën e Arsimit Shqip
-
Studentë të UEJL-së morrën pjesë në ligjeratën e përfaqësueses së lartë të BE-së Federika Mogerini
8 mars 2017Një grup studentësh të Universitetit të Evropës Juglindore, të enjten (2 mars 2017), morrën pjesë në ligjëratën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini. Në këtë ligjëratë, bashkë me studentët ishin edhe profesorët Besnik Fetai, Gadaf Rexhepi dhe Agron Çaushi.
-
-
Universiteti i Evropës Juglindore nikoqir i konferencës shkencore ndërkombëtare për lidhjen e afarizmit me ekonominë
21 shkurt 2017“Ndërtimi urave në mes hulumtimit të biznesit dhe nevojave të industrisë”, ishte tema e konferencës ndërkombëtare shkencore, që u mbajt më 17-18 shkurt, në Universitetin e Evropës Juglindore dhe që u organizua nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i UEJL-së.
-
Nënshkruhet marrëveshje për të përkrahur të verbrit në vlerë prej një milion dollarë
8 shkurt 2017Në janar të vitit 2017, u nënshkrua projekti 3 vjeçar për personat me pengesa në shikim mes Lions Clubs International me seli në Chicago dhe Lions clubs Macedonia.
-
Instituti Maks van der Shtul nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me një nga Qendrat shkencore të ASHAM
29 dhjetor 2016Instituti i UEJL-së “Maks van der Shtul” arriti një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë për hulumtim të gjuhësisë areale.
-
Prof. Dr. Dennis Farrrington prezantoi draft Kodet e etikës për arsimin e lartë në një konferencë në Armeni
15 dhjetor 2016Prof. Dr. Dennis Farrrington prezantoi draft Kodet e etikës për arsimin e lartë në një konferencë në Armeni
-
Universiteti i i Evropës Juglindore nderohet me çmimin kampion nacional për inovacion, mjedis jetësor dhe qëndrueshmëri korporative
2 dhjetor 2016Mbrëmë vonë në pallatin "Dverce" ne Zagreb, Universiteti i i Evropës Juglindore në një ceremoni solemne, në prani të ambasadorit britanik në Republikën e Kroacisë, Sh.T. Andrew Dalgleish dhe mysafirëve të shumtë, u nderua me çmimin kampion nacional për inovacion, mjedis jetësor dhe qëndrueshmëri korporative.
-
Festa e Flamurit sjell frymën e mobilizimit emancipues
29 nëntor 2016Universiteti i Evropës Juglindore shënoi Ditën e Flamurit
-
Dr. Mirolub Shukarov dhe Dr. Veton Latifi zgjidhen profesor oridinar
29 nëntor 2016Universiteti i Evropës Juglindore, avancoi edhe dy profesorë në thirrje mësimore shkencore profesor ordinar.
-
Prof. Dr. Dennis Farrrington në Konferencën e Kievit krahason modelet univerrsitare të Maqedonisë, Ukrainës dhe Anglisë
25 nëntor 2016Prof. Dr. Dennis Farrrington në Konferencën e Kievit krahason modelet univerrsitare të Maqedonisë, Ukrainës dhe Anglisë
-
Universiteti i Evropës Juglindore shënoi 15-vjetorin e themelimit
23 nëntor 2016Me një ceremoni solemne, në prani të diplomatëve të shumtë, si ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli, ambasadorja e Gjermanisë, SHS Kristin Althauser, ambasadori i Italisë, i Polonisë, i Kosovës, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, zëvendës-shefi i OSBE-së, kryetares së Komunës së Tetovës, rektorit të Universitetit të Tetovës, Universitetit të Manastirit, Universitetit “Nënë Tereza”, përfaqësues të bizneseve, studentëve, të diplomuar dhe stafi, Universiteti i Evropës Juglindore shënoi 15 vjetorin e themelimit.
-
Takim i përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrësve të themelimit dhe menaxhmentit të UEJL-së
17 nëntor 2016Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të martën (15 nëntor), u mbajt mbledhja e rëndomtë (tradicionale) e pjesëmarrësve (stekhollderave) të themelimit të këtij Universiteti.
-
Ambasadori holandez vizitoi UEJL-në
10 nëntor 2016Rektori i UEJL Prof. Dr. Zamir Dika, të martën (8 nëntor 2016), priti ambasadorin e Holandës në Shkup, Sh.T. Wouter Plomp.
-
Studentët e Komunikimit Ndërkombëtar vizitojnë Ambasadën e SHBA-ve
8 nëntor 2016Studentët e komunikimit ndërkombëtar të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), të cilët ndjekin lëndët Hyrje në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Hyrje në Shkencat Politike të ligjëruara nga Prof. dr. Veton Latifi, të premten (4 nëntor 2016), qëndruan për vizitë studimore në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
-
Zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Micaela Schweitzer-Bluhm ligjëroi para studentëve të UEJL-së
31 tetor 2016“Zgjedhjet në SHBA, politika, njerëzit dhe procesi i zgjedhjeve", ishte tema e ligjëratës që zëvendësambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Micaela Schweitzer-Bluhm, e mbajti të premten (28 tetor) për studentët e Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë.