Me një solemnitet rasti, Universiteti i Evropës Juglindore e shënoi 7 Marsin – Ditën e arsimit shqip. Në praninë e rektorit, Prof. Dr. Zamir Dika, provostit, Prof. Dr. Adrew Goospead, stafit akademik dhe studentëve, këtë ceremoni me një fjalim rasti e hapi Doc. Dr. Demush Bajrami, këshilltar ekzekutiv për komunikim, i cili theksoi se "7 Marsi është një histori e pasur e arsimit tonë, por ne si shoqëri duhet ta mbindërtojmë vetveten me performansa zhvillimore. Prandaj, misioni i 7 Marsit vazhdon të jetë aktual edhe sot", tha ai.
Prof. Dr. Zeqir Kadriu,shef i Katedrës së gjuhës shqipe, theksoi nevojën e bërjes së dallimit mes shkollës së parë institucionale shqipe dhe fillimeve të para të arsimimit në gjuhën shqipe. “Shqiptarët edhe para hapjes së shkollës së parë shqipe kishin zhvilluar aktivitete arsimore, por hapja e shkollës së parë shqipe ishte një akt institucional, që shënoi fillimin e institucionalizimit të shkollimit të shqiptarëve”, tha prof. Kadriu.
Në këtë manifestim, me recitale u prezantuan studentë të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.
UEJL shënoi 7 Marsin- Ditën e Arsimit Shqip
9 mars 2017UEJL shënoi 7 Marsin- Ditën e Arsimit Shqip
Më shumë lajme
- Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
- UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
- UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel
- Gjenerata e 22-të e UEJL-së festoi suksesin në Ceremoninë e Absolventëve
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025