“Qëllimi i konferencës ishte që bashkësia afariste të njihet me programet studimore që ofrohen në UEJL, kurse ne të kuptojmë për nevojat që i ka tregu dhe në këtë mënyrë të vazhdojmë me bashkëpunimin dhe përgatitjet e kudrave që i kërkon tregu”, tha rektori Prof. Dr. Zamir Dika, i cili mbajti fjalim rasti në hapjen e kësaj konference.
Në këtë konferencë u prezantuan shumë përmbledhje të punimeve shkencore nga profesorë ndërkombëtarë dhe vendor. Qëllimi është që të lidhen ekonomia me profesorët dhe studentët, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt janë të kyçur në praktikë dhe të kenë raporte dhe bashkëpunim më të mirë në të ardhmen.
Punimet e prezantuara në këtë konferencë do të botohen në një përmbledhje, e cila pritet të kontribuoj në zbatimin e rekomandimeve në praktikë dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe afarizmit.
