Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e Komunikimit Ndërkombëtar vizitojnë Ambasadën e SHBA-ve

Studentët e komunikimit ndërkombëtar të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), të cilët ndjekin lëndët Hyrje në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Hyrje në Shkencat Politike të ligjëruara nga Prof. dr. Veton Latifi, të premten (4 nëntor 2016), qëndruan për vizitë studimore në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Me këtë rast ata përcollën një prezantim të përgatitur për ta nga zyrtarët e Ambasadës lidhur zgjedhjet presidenciale në SHBA. Zyrtari konsullor në ambasadën amerikane Benjamin Swanson, u ligjëroi studentëve të komunikimit ndërkombëtar lidhur me procesin zgjedhor në SHBA dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre në këtë temë. Studentët ndoqën po ashtu edhe një prezantim për programet e këmbimit arsimor me SHBA-të.

Në fund studentët e UEJL-së vizituan hapësirat e Ambasadës së SHBA-ve dhe u njoftuan praktikisht lidhur me mënyrën e funksionimit të kësaj përfaqësie më të madhe diplomatike në vend.

Google+