Ata realizuan takime pune me rektorin, ekipin ekzekutiv të rektorit, dekanët dhe drejtorët administrativ, si dhe me Parlamentin dhe Asociacionin Studentor. Në fokus ishte sigurimi i cilësisë dhe aktivitetet tjera përcjellëse nga viti i kaluar, akreditimi i programeve studimore, standardet akademike dhe administrative, vlerësimi dhe përfshirja e studentëve në të gjitha proceset që zhvillohen brenda në Universitetit.
Kampionët e cilësisë janë këtu për të vlerësuar dhe këshilluar menaxhmentin dhe stafin lidhur përmirësimin e cilësisë në fakultete dhe zhvillimin përvojave pozitive për studentët tanë.
Në Universiteti i Evropës Juglindore sigurimi i cilësisë është një nga prioritetet strategjike të punës akademike dhe shkencore. Rekomandimet e tyre do të jenë në shërbim të studentëve dhe të të punësuarve në UEJL.
