Me këtë rast, rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika u shpreh mirënjohës për përkrahjen që e ka dhënë bashkësia ndërkombëtare për këtë universitet.
"Që nga themelimi, me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë, BE-se dhe SHBA-ve, nisma e diplomatit të shquar holandez, z. Max van der Stoel u be realitet për të pas një universitet model ne rajon, siç është UEJL. Edhe për mënyrën se si ky universitet frymon, por edhe për ndikimin që të diplomuarit tanë kanë në shoqëri, flet për përkushtimin e vazhdueshëm për t’i shërbyer promovimit të dijes dhe përparimit", tha ai, duke shtuar se është mirënjohës që edhe pas 15 vitesh vazhdon përkrahja ndërkombëtare për UEJL-në. Pas takimit me rektorin Dika, ambasadori Wouter Plomp mbajti një ligjëratë para studentëve të UEJL-së, në temën: “Maqedonia dhe BE-ja në prag të zgjedhjeve”.
Ambasadori holandez vizitoi UEJL-në
10 nëntor 2016Rektori i UEJL Prof. Dr. Zamir Dika, të martën (8 nëntor 2016), priti ambasadorin e Holandës në Shkup, Sh.T. Wouter Plomp.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics