Kryetari i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Dennis Farrrington, si pjesë e ekspertëve të Asociacionit të Universiteteve Evropiane (AUE), në kuadër të projektit të Universitetit të Barcelonës "Programi për mbështetje të arsimit të lartë për reforma të ekspertëve", mori pjesë në konferencën me titull: “Menaxhimi i universitetit në kontekst të autonomisë”, që u mbajt në Universitetin shtetëror "Taras Shevçenko" të Kievit, në Ukrainë. Prof. Farrington, me këtë rast foli për ndryshimin e menaxhimit të universiteteve në aspekte të ndryshme të autonomisë, duke krahasuar modelet e Maqedonisë, Ukrainës dhe Anglisë, bazuar në Regjistrin e Pikëve të Autonomisë të AUE-së.
Kjo, ishte vizita e tij e gjashtë në Kiev, në cilësi të ekspertit të arsimit të lartë për një periudhë 20 vjeçare, përfshirë këtu edhe përgatitjen e Ligjit të ri të arsimit të lartë, pas revolucionit të Euromaidanit të vitit 2014.
Prof. Dr. Dennis Farrrington në Konferencën e Kievit krahason modelet univerrsitare të Maqedonisë, Ukrainës dhe Anglisë
25 nëntor 2016Prof. Dr. Dennis Farrrington në Konferencën e Kievit krahason modelet univerrsitare të Maqedonisë, Ukrainës dhe Anglisë
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL