Ligjërata e zonjës Mogerini me studentët u realizua pas takimit që ajo pati me udhëheqësit shtetërorë dhe liderët e partive politike në Maqedoni. Ajo kryesisht u fokusua në situatën aktuale politike në Maqedoni dhe jo vetëm.
Në takimin me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, zonjën Federika Mogerini, studentët parashtruan një sërë pyetjesh rreth mundësive të Maqedonisë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa ajo kërkoi nga studentët që sa më shumë të kyçen në projektet e Bashkimit Evropian.
