Lajmet e fundit
-
Në UEJL – Shkup u shënua Java e Gjuhës Italiane
28 tetor 2016Me rastin e Javës Botërore të Gjuhës Italiane (XVI), në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, të premten (21 tetor 2016), u mbajt një forum.
-
Ambasadori i Francës vizitoi UEJL-në
25 tetor 2016Gjatë vizitës, që ambasadori i Francës në Maqedoni, Sh.T. Kristian Timonier, e realizoi në UEJL, u bisedua rreth vazhdimit të bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.
-
Shënohet Dita Botërore e Bioetikës në UEJL
20 tetor 2016Me rastin e Ditës Botërore të Bioetikës, sot (19 tetor 2016), në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Shkup, u mbajt manifestim për shënimin e kësaj dite. Sipas rektorit të UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, sot, në shkallë botërore bioetika po bëhet pjesë e aktiviteteve globale për krijimin e politikave interaktive që si qëllim përfundimtar kanë humanizimin e jetës njerëzore.
-
Me ngjitjen në malin Korab filluan aktivitetet për shënimin e 15 vjetorit të UEJL
5 tetor 2016Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të themelimit të UEJL, ditë më parë u bë ngjitja në majat e malit Korab. Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, me lartësi 2764 m, që shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pjesëtarë të Shoqatës së bjeshkatarëve të UEJL-së, të shoqëruar edhe nga rektori, Prof. Dr. Zamir Dika, përçuan simbolikën e këtij përvjetori me vendosjen e flamurit të Universitetit.
-
Kryetari i Bordit Dennis Farrington në mision arsimor në Moldavi dhe Transnistri
3 tetor 2016Nga 27 deri më 30 shtator, kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr Dennis Farrington, me ekspertë nga Ministria e Arsimit të Lituanisë dhe nga Ministria e Arsimit e Republikës Çeke ka marrë pjesë në një mision të Këshillit të Evropës në Moldavi dhe Transnistri (Republika e Moldave Pridnestroviane ').
-
Anëtarë të Komisionit parlamentar për arsim të Kuvendit të Kosovës vizituan UEJL
28 shtator 2016Kryetari i Komisionit parlamentar për arsim i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë të këtij komisioni, sot (28 shtator), vizituan Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, ku u pritën nga rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika, prorektorja Prof. Dr. Lejla Abazi dhe këshilltari i rektorit, Dr. sc. Demush Bajrami.
-
Mbahet simpozium për fuqizimin e familjes
16 shtator 2016Mbahet simpozium për fuqizimin e familjes
-
UEJL mirëpret gjeneratën “ala Snapchat”
16 shtator 2016“Мë lejoni të prezantohem. Unë jam rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika. Për shumicën prej jush, fjala rektor është fjala e parë e re që e dëgjoni në fillimin e karrierës suaj studentore. Pozita e rektorit është diç ngjashëm me atë të drejtorit të shkollës që keni pasur. Pra, kjo pozitë nënkupton përgjegjësin për të menaxhuar që të gjitha premtimet që i bëjmë në lidhje me jetën dhe studimet në kampus, t’ju përmbahemi, me cilësinë e duhur”, kështu e filloi fjalën e tij rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, në ditën e parë të fillimvitit akademik para studentëve të saporegjistruar në këtë Universitet.
-
UEJL fiton çmimin partner më i mirë dhe shpërblimin për punimin më të mirë
14 shtator 2016Në Universitetin e Teknologjisë. në Bratislavë (Sllovaki), në mbyllje të projektit të BE, i përbërë nga një rrjet prej më shumë se 70 universitetesh nga e gjithë Evropa, me temë: "Arsimimi dhe trajnimi në të ardhmen në shkencat kompjuterike: Si të mbështetim të nxënit në çdo kohë dhe kudo”, nga 6 - 9 shtator 2016, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), fitoi çmimin “Partneri më i mire“ për kontributin e shquar në këtë projekt.
-
Universiteti i Evropës Juglindore u shpall kampion nacional për Shpërblimin Evropian për Biznes 2016/17
6 shtator 2016Universiteti i Evropës Juglindore është pranuar në konkurrencën më të madhe të biznesit në Evropë.
-
UEJL ndanë ndihma për familjet që pësuan nga përmbytjet katastrofike në lagjet e Shkupit
15 gusht 2016Sot (15 gusht 2016), Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ndau pako në artikuj ushqimorë dhe higjienik për 100 familje në lagjen Hasanbeg që pësuan nga përmbytjet katastrofike që goditën më 6 gusht vendbanimet e Shkupit.
-
Kryetari i Bordit të UEJL vizitoi Armeninë
2 korrik 2016Gjatë qëndrimit në Armeni, në kuadër të Këshillit të Evropës, Prof. Farington e përfundoi raportin për Kodin e etikës, të cilin ia prezantoi personalisht ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Armenisë, z. Levon Mkrtchyan.
-
Prorektori Reka ligjëroi në Universitetin e Barit
9 qershor 2016Prorektori Reka ligjëroi në Universitetin e Barit
-
U mbajt seminari ndërkombëtarë për cilësinë në arsimin e lartë
6 qershor 2016"Strategjia nacionale, zhvillimi institucional dhe ndikimi i stejkholderëve", ishte tema e seminarit njëditor për cilësinë në arsimin e lartë që u mbajt të premten (3 qershor), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë.
-
-
UEJL thellon bashkëpunimin me Universitetin e Stambollit
3 qershor 2016Rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, i shoqëruar nga prorektori për Marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Reka nga 30 maj deri më 1 qershor qëndruan në një vizitë punë në Stamboll. Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga rektori i Universitetit të Stambollit (i themeluar më 1453), Prof. Dr. Mahmut Ak, me ç rast, pos për implementimin e marrëveshjes ekzistuese bilaterale ERASMUS +, u bisedua edhe për aspekte të tjera të bashkëpunimit ndëruniversitar.
-
UEJL dhe Universiteti “Yilldiz” nënshkruan memorandum bashkëpunimi
31 maj 2016Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Zamir Dika dhe prorektori i Universitetit Teknik “Yilldiz”, Prof. dr. Mesut Güner, ditë më parë nënshkruan memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve në fushën akademike me interes të përbashkët.
-
Në pesëmbëdhjetë vjetorin e tij - UEJL përcolli gjeneratën e dymbëdhjetë të të diplomuarve
30 maj 2016Të shtunën (28 maj 2016), 541 absolventët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), parakaluan para prindërve dhe profesorëve të tyre, në kuadër të ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së XII-të.
-
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Evropës Juglindore dhe Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë
26 maj 2016Të mërkurën (25 maj 2016), u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë, nga rektori Prof. Dr. Zamir Dika dhe ministri, mr. Valdet Xhaferi.
-
U mbajt konferenca për krizën e refugjatëve
19 maj 2016“Kriza e refugjatëve dhe implikimet humanitare e politike në Ballkan“, ishte tema e konferencës së tretë vjetore, që u mbajt të martën (17 maj 2016), në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Institutit “Maks van der Shtul”, në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Shkup.