Forumi i organizua nga Instituti “Maks va nder Shtul” dhe studentët e gjuhës italiane. Tema e forumit të këtij viti ishte “Kreativiteti dhe dizajni”. Në kuadër të këtij manifestimi për studentët u shfaqën tre filma të metrazhit të shkurtër, që moto kryesore e kishin kreativitetin dhe inspirimin. Lidhur me këtë moto Prof. Vladimir Radevski prezantoi për “Kreativitetin në shkencat kompjuterike”, kurse Prof. Dr. Veton Latifi, prezantoi për kreativitetin në diplomaci me temë “A ka kreativitet në diplomaci”.
Gjatë debatit, që u zhvillua me studentët, u nxorën përfundime se kreativiteti është forca lëvizëse e jetës, mekanizëm për plotësimin e ëndrrave jetësore dhe se të gjithë duhet të angazhohemi që kreativitetin ta shndërrojmë në vepra dhe kështu të kontribuojmë në zhvillimin e kulturës së shoqërisë ku jetojmë.
Filmi që ngjalli shumë interes, ishte filmi i regjisorit të mirënjohur italian Xhuzepe Tornatore (Giuseppe Tornatore), me titull “Korrespodenca” (La corrispondenza).
Po ashtu, në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane u organizua edhe një ekspozitë me punimet e studentëve, nëpërmjet të cilëve kishin mundësi ta dëshmojnë kreativitetin e tyre.
Në UEJL – Shkup u shënua Java e Gjuhës Italiane
28 tetor 2016Me rastin e Javës Botërore të Gjuhës Italiane (XVI), në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, të premten (21 tetor 2016), u mbajt një forum.
Më shumë lajme
- Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
- UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
- UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel
- Gjenerata e 22-të e UEJL-së festoi suksesin në Ceremoninë e Absolventëve
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025