Kryetari i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Denis Farington, nga 27 qershori deri më 2 korrik vizitoi Armeninë, duke vazhduar me pjesëmarrjen e tij në tre projekte: së pari në projektin e Këshillit të Evropës “Forcimi i integritetit dhe lufta kundër korrupsionit në arsimin e lartë në Armeni”, së dyti, po ashtu në projektin e Këshillit të Evropës mbi “Legjislacionin arsimor në Armeni” dhe së treti BE-Armenia, në projektin e binjakëzimit “Fuqizimi i nivelit terciar të arsimit të Armenisë për Integrimin e saj në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë”. Projekti i fundit, i cili udhëhiqej nga ekspertë finlandez dhe gjermanë, ishte me ftesë të DAAD-it (Shërbimit gjerman për këmbim akademik). Gjatë qëndrimit në Armeni, në kuadër të Këshillit të Evropës, Prof. Farington e përfundoi raportin për Kodin e etikës, të cilin ia prezantoi personalisht ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Armenisë, z. Levon Mkrtchyan. Në margjina të takimeve u mbajt edhe një konferencë për gazetarë. Prof. Faringtoni kryesoi edhe me seancat e grupit të punës, ku u diskutua për projektin e fundit të Ligjit të ri të arsimit të lartë. Të pranishëm, po ashtu ishin edhe ambasadorët e BE-së, Finlandës dhe Gjermanisë. Puna për reformat në arsimin e lartë do të vazhdojë.
Kryetari i Bordit të UEJL vizitoi Armeninë
2 korrik 2016Gjatë qëndrimit në Armeni, në kuadër të Këshillit të Evropës, Prof. Farington e përfundoi raportin për Kodin e etikës, të cilin ia prezantoi personalisht ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Armenisë, z. Levon Mkrtchyan.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics