Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL fiton çmimin partner më i mirë dhe shpërblimin për punimin më të mirë

Në Universitetin e Teknologjisë. në Bratislavë (Sllovaki), në mbyllje të projektit të BE, i përbërë nga një rrjet prej më shumë se 70 universitetesh nga e gjithë Evropa, me temë: "Arsimimi dhe trajnimi në të ardhmen në shkencat kompjuterike: Si të mbështetim të nxënit në çdo kohë dhe kudo”, nga 6 - 9 shtator 2016, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), fitoi çmimin “Partneri më i mire“ për kontributin e shquar në këtë projekt.

Me këtë rast profesorët e UEJL-së fituan shpërblimin për punimin më të mirë në konferencën për e-Learning. Punimi prezantoi përvojën e transformimit të klasës “Flipping classroom” në një lëndë në studimet e magjistraturës në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.

Qëllimet e projektit ishin për të zhvilluar Kornizën strategjike evropiane dhe të vlerësimit për arsimimin dhe trajnimin në shkencat kompjuterike, për të vendosur rekomandimet për kurrikulën e ardhshme digjitale për arsimim dhe trajnim në shkencat kompjuterike 2020, si dhe për të identifikuar teori të reja didaktike dhe modelet e të nxënit për të përdorur mediat sociale në arsim.

Google+