Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL thellon bashkëpunimin me Universitetin e Stambollit

Rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, i shoqëruar nga prorektori për Marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Reka nga 30 maj deri më 1 qershor qëndruan në një vizitë punë në Stamboll. Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga rektori i Universitetit të Stambollit (i themeluar më 1453), Prof. Dr. Mahmut Ak, me ç rast, pos për implementimin e marrëveshjes ekzistuese bilaterale ERASMUS +, u bisedua edhe për aspekte të tjera të bashkëpunimit ndëruniversitar.

Në këtë takim, dy rektorët shqyrtuan mundësinë e ngritjes së bashkëpunimit në fushën e këmbimit të stafit akademik dhe të studentëve si dhe të programeve të përbashkëta hulumtuese dhe një programi të përbashkët studimor (joint degree). Në këtë kuadër, pritet që rektori i Universitetit të Stambollit të vizitojë në shtator UEJL-në, kur edhe do të konkretizohen formalisht çështjet e diskutuara.

Vlen të theksohet se gjatë vizitës në Stamboll, rektori Dika dhe prorektori Reka u pritën edhe në Universitetin Teknik Yidliz (i themeluar më 1911) nga prorektori, Prof. Dr. Mesut Guner, me të cilin u nënshkrua një marrëveshje për bashkëpunim ndëruniversitar.

Delegacioni i UEJL në Stamboll realizoi takime edhe me stafin akademik të Fakultetit Juridik të Stambollit, ku ishte i pranishëm edhe Prof. Dr. Abdullah Islamoglu, si dhe me ata të departamentit të Shkencave Politike, të “Yildiz Techinal Universitz”. Vlen të theksohet me këtë rast një takim i përzemërt me Prof. Dr. Mehmet Haersalioglu, ekspert për Ballkanin.

Google+