Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i Evropës Juglindore u shpall kampion nacional për Shpërblimin Evropian për Biznes 2016/17

Universiteti i Evropës Juglindore është pranuar në konkurrencën më të madhe të biznesit në Evropë.

Universiteti i Evropës Juglindore është zgjedhur kampion nacional pas fazës së parë të vlerësimit nga një panel i pavarur. Universiteti është vlerësuar për vlerat thelbësore të EBA-së për inovacion, etikë dhe sukses dhe tani do të kalojë në fazën e dytë të konkursit, e cila përfshin një video dhe një votim publik.

“Ne jemi shumë krenarë që jemi zgjedhur për të përfaqësuar vendin tonë si një kampion nacional. Shpërblimi Evropian për Biznes është i njohur gjerësisht si pasqyrë për kompanitë më dinamike të Evropës dhe ne jemi krenar që jemi njohur në këtë nivel.", tha prof. dr. Zamir Dika, rektor i UEJL-së.

Adrian Tripp, CEO i Shpërblimit Evropian për Biznes tha: “Urime për Universitetin e Evropës Juglindore, të cilët janë përzgjedhur për të përfaqësuar vendin e tyre si Kampion nacional. Ato janë shumë të rëndësishëm për suksesin e komunitetit më të fortë të biznesit të Evropës dhe kanë treguar parimet kryesore që ne i kërkojmë inovacionin, etikën dhe suksesin.”

Ndarazi, në një votim publik me dy faza, videot janë ngarkuar në ueb faqen e Shpërblimit evropian për biznes dhe kompania që merr më shumë vota në shtetin e vet do të bëhet "Kampion nacional publik”. Vitin e kaluar më shumë se 227.000 vota janë marrë nga kompanitë që janë mbështetur në nivel global nga klientët e tyre, stafi dhe kolegët, si dhe publiku më i gjerë.

Në konkursin e vitit 2015/16, të gjitha tregjet e shteteve anëtare të BE-së ishin të përfaqësuara plus Turqia, Norvegjia, Zvicra, Serbia dhe Maqedonia. Të ardhurat e tyre të kombinuara tejkalojnë vlerën e € 1.2 trilion duke punësuar mbi 2,5 milion njerëz.

Google+