Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika, tha se seminaret e kësaj natyre ofrojnë praktikat e ndryshme lidhur me përvojat e ndryshme të zbatimit të cilësisë në Universitete.
“U njoftuam me standardet më të reja që universitetet duhet t’i plotësojnë në kuadër të Kornizës Evropiane të Cilësisë. Universiteti ynë është i përkushtuar në këtë drejtim dhe ky seminar dëshmon orientimin tonë drejt standardeve evropiane të cilësisë në arsim”, tha rektori Dika.
Drejtori i Regjistrit Evropian të Agjencive për Sigurimin e Cilësisë, Kolin Task, e theksoi rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve për krijimin e kushteve sa më cilësore në arsim.
“Këtu vërejta vëmendje të posaçme të institucioneve dhje pajtim të tzre në vazhdimin e realizimit të procesit të cilësisë në arsimin e lartë”, tha Task.
Seminari u organizua nga Zyra e cilësisë e UEJL-së. Në seminar morën pjesë përfaqësues të disa universiteteve nga Maqedonia, anëtarë të komisioneve të vetëvlerësimit, anëtarët e Bordit të akreditimit dhe vlerësimit, studentë dhe organizatat studentore, përfaqësues të punëdhënësve, këshilltarët ndërkombëtarë dhe staf akademik e administrativ.
U mbajt seminari ndërkombëtarë për cilësinë në arsimin e lartë
6 qershor 2016"Strategjia nacionale, zhvillimi institucional dhe ndikimi i stejkholderëve", ishte tema e seminarit njëditor për cilësinë në arsimin e lartë që u mbajt të premten (3 qershor), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL