Vlen të theksohet se Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, filloi punën më 20 nëntor të vitit 2001, ndonëse historiku i tij daton nga më herët - nga atëherë kur Komisioneri i lartë i OSBE-së, Shkëlqesia e tij, Max Van der Stoel, inicioi nevojën e përdorimit të gjuhës shqipe në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë.
Financimi i ndërtimit të Universitetit, u realizua nga një numër i madh i donacioneve ndërkombëtare, ku mund të veçohet pjesëmarrja e SHBA-ve, vendeve të BE-së, Këshillit të Evropës dhe vendeve të OSB-se.
Bazuar në sistemin arsimor, sipas Kartës Evropiane të Arsimit të Lartë (Sistemit të Bolonjës), UEJL ndjek modelin e studimeve të standardizuara në disa nivele: të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë (3+2+3).
Me ngjitjen në malin Korab filluan aktivitetet për shënimin e 15 vjetorit të UEJL
5 tetor 2016Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të themelimit të UEJL, ditë më parë u bë ngjitja në majat e malit Korab. Korabi është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, me lartësi 2764 m, që shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pjesëtarë të Shoqatës së bjeshkatarëve të UEJL-së, të shoqëruar edhe nga rektori, Prof. Dr. Zamir Dika, përçuan simbolikën e këtij përvjetori me vendosjen e flamurit të Universitetit.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics