Lëndë e këtij memorandumi të bashkëpunimit është sigurimi i përkrahjes profesionale nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë në aftësimin e kuadrove për marrjen e provimit të jurispodencës në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Ministria e Drejtësisë, sipas memorandumit, obligohet që sipas nevojës të sigurojë persona profesionistë në mesin e të punësuarve, të cilët duke përdorur dijet e tyre, do të marrin pjesë në aftësimin e kandidatëve për dhënien e provimit të jurispodencës në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Ministria e Drejtësisë me kërkesë të Universitetit të Evropës Juglindore do të ofroj informacione lidhur me përmbajtjen e provimit të jurispodencës si dhe për të gjitha ndryshimet, përkatësisht plotësimet e Ligjit për provimin e jurispodencës, mënyrën e dhënies së provimit dhe çështje të tjera të rëndësishme që lidhen me dhënien e këtij provimi.
Mënyra e aftësimit të kandidatëve dhe të gjitha çështjet tjera lidhur me mbajtjen e ligjëratave për provimin e jurispodencës do të rregullohet me akt të veçantë të Universitetit.
