Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Maturantë, mësimdhënës dhe prindër të interesuar për ofertën studimore të UEJL-së

Universiteti i Evropës Juglindore, të shtunën (1 prill) i hapi dyert për të gjithë maturantët nga shkollat e mesme në Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës, ku u mbajt manifestimi “Dita e Hapur”. Ky aktivitet u ndoq edhe nga një numër i konsiderushëm i mësimdhënësve dhe prindërve.

Maturantë nga shkollat e mesme të shoqëruar nga prindërit dhe mësimdhënësit e tyre, i kanë vizituar hapësirat e këtij universiteti, për t’u njohur me kushtet dhe mundësitë e studimit.

“Dita filloi me panairin e gjuhëve, sepse gjuhët janë një përparësi konkurruese e këtij universiteti. Secili studentë, pavarësisht nga programi studimor, në të cilin studion ai i ndjek dhe i mëson gjuhët e huaja. UEJL është universitet i themeluar nga ndërkombëtarët, kurse mësimi i gjuhës angleze, i bënë studentët tanë konkurrues në tregun ndërkombëtar të punës”, thotë rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Maturantët patën mundësi t’i shohin kapacitetet hapësinore, të njihen me programet mësimore, duke ndjekur prezantimet qendrore dhe prezantimet e fakulteteve, por edhe të takohen dhe mësohen me dekanatin, administratën dhe shërbimet tjera që ofron për studentët Universitetit, tha këshilltari ekzekutiv Doc. Dr. Demush Bajrami.

Mundësi e veçantë për të gjithë maturantët janë bursat, të cilat u prezantuan nga drejtori i Shërbimit studentor, Abaz Selmani. Të gjithë maturantët me sukses të shkëlqyeshëm e fitojnë bursën meritore, ku përfitojnë 50 % të pagesës së shkollimit. Ata të cilët e kanë suksesin e përgjithshëm mbi 4.5 përfitojnë 30 % të shkollimit. Aktuale janë edhe bursat nga bashkësia e biznesit dhe bursat nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Universiteti i Evropës Juglindore për vitin e ri akademik, ofron studime në tre cikle të studimit, në atë universitar, pasuniversitar dhe të doktoraturës.

Në ciklin e parë ofrohen 14 drejtime studimore në pesë fakultete, në Kampusin në Tetovë dhe në atë në Shkup.
Në kuadër të “Ditës së Hapur” për maturantët u shfaq një program artistik dhe sportiv, i cili u kombinua me prezantimin e ofertës studimore dhe vizitës së kapaciteteve hapësinore të këtij universiteti.

Google+