Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i UEJL në 'top pesëshin' e universiteteve më të mira

Universiteti i UEJL duke u renditur i katërti në Listën e Shangait, vazhdon të jetë në 'top pesëshin' e universiteteve më të mira në Maqedoni.

Rangimi bëhet mbi bazë të një sërë indikatorëve për cilësi, për performancë akademike dhe konkurrencë, indikatorë këta që i përkasin aspekteve thelbësore të punës së institucioneve të arsimit të lartë, si: procesi mësimor, numri i studentëve të regjistruar, investimi në pajisje, veprimtaria kërkimore shkencore e kuadrit akademik, dimensioni social, numri i profesorëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët janë të përfshirë ne programet e shkëmbimit të kuadrit në universitetet ndërkombëtare, numri i studentëve në kuadër të shkëmbimit të studentëve në shtetet e huaja, etj.

"Nëse qëllimi i rangimit të instucioneve të arsimit të lartë në Maqedoni është që të kontribuohet në rritjen e transparencës, efikasitetit, cilësisë dhe stimulimit të konkurrencës në mes të institucioneve të arsimit të lartë, atëherë duhet pranuar se vetëm pjesërisht janë përmbushur këto objektiva, nga shkaku i mungesës së transparencës në plotësimin e këtyre kushteve nga ana e institucioneve të caktuara të arsimit të lartë", tha Doc. Dr. Demush Bajrami, këshilltar ekzekutiv i UEJL. Sipas tij, krahasimi i versioneve të të dhënave të ofruara, të cilat brenda një afati të shkurtër shfaqin dallime të mëdha nga versioni paraprak i deklaruar, e fakton më së miri mungesën e kësaj transparence.

“Me qëllim të krahasimit, që është baza e kërkesës sonë për korrigjim, i jemi drejtuat me nje reagim zyrtar Ministrise se Arsimit dhe Shkences, duam të tërheqim vëmendjen e opinionit publik për Universitetin e ranguar si i treti në të njëjtën kategori. Sa per informacion,universiteti, i cili në vitin 2012 ka pasur rezultat 0 në këtë komponentë, në rangimin e vitit 2014, poashtu ka pasur rezultat 0, kurse në rangimin e sivjetshëm ka të regjistruar rezultat 54, që do të thotë zhvillim të pabesueshëm mbi 5400% në krahasim me universitetet e tjera në Maqedoni (të dhëna të tilla për fat të keq ka edhe në kategori të tjera dhe universitete të tjera)”, thotë Bajrami.

"Por, edhe përkundër kësaj, ne si Universitet i Evropës Juglindore (UEJL), vazhdojmë të qëndrojmë në "top" pesëshin e listës së rangimit, duke qenë Universiteti i katërt i ranguar në përgjithësi në mesin e të gjithë universiteteve dhe si universiteti i parë në kuadër të universiteteve private, në Maqedoni. Pra, suksesi i UEJL-së, edhe në rangimet dhe vlerësimet tjera të ndryshme ndërkombëtare, duhet të jenë një motiv shtesë edhe për studentët e rinj që do të regjistrohen në UEJL, se gjithçka arrihet me dije dhe profesionalizëm në punë", përfundoi Bajrami.

Pesë universitetet e para në rangim janë një mundësi për punësimin e studentëve të diplomuar në këto universitete në sektorin publik

Google+