Libri në fjalë sjell analizën e statuteve të komuniteteve të ndryshme fetare, si fryt i shkrirjes së vetë rregullimit të brendshëm të tyre me normat përpunuese të shtetit.
Prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare në UEJL, Prof. Dr. Blerim Reka, tha se ky libër vjen në një moment kritik të keqpërdorimit dhe të politizimit të fesë dhe në kohën e shtetëzimit të religjionit dhe militarizimit të tij.
Autori Xhovani Çimbalo, në fjalën e tij, tha se konfliktet fetare kanë ndodhur në rajon, por jo në hapësirën shqiptare, sepse “si rrjedhojë e laicizmit të sistemit u zhvilluan pluralizmi dhe toleranca mes pjesëtarëve të feve të ndryshme”.
Autori është studiues i së Drejtës së krahasuar, të Drejtës kishtare dhe i të Drejtës njerëzore, si dhe Raportin e fesë me shtetin në Shqipëri.
Në UEJL Shkup u promovua libri për pluralizmin e besimit në Shqipëri
19 prill 2016“Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare”, është titulli i librit të autorit Xhovani Çimbalo, që u promovua të mërkurën (13 prill 2016), në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup.
Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL