Sipas rektorit të UEJL-së, Zamir Dika, pikësynimi i këtij Universiteti vazhdon edhe më tej të jetë nxjerrja e kuadrove cilësor dhe të gatshëm për tregun e punës që kërkohet në vend dhe jashtë tij. Risia e këtij viti tha Dika, do të jetë digjitalizimi i mënyrës së të nxënit të dijes dhe aplikimi i sistemit google classroom.
“Këtë vit kemi hapur konkurs për studentët e rinj për 16 programe deri diplomike, 30 programe të magjistraturës apo të ciklit të dyte sipas modeleve tre plus dy dhe katër plus një, dhe 12 programe në ciklin e tretë në kuadër të shkollës së doktoraturës.
Qëllimi i regjistrimeve për këtë vit është regjistrimi i 1300 studentëve në të tre ciklet dhe në fokus të kësaj ofertë akademike është cilësia dhe ndërkombëtarizimi i standardeve në këto projeksione që kemi ndarë ne. Fjala e re kyçe këtë vit apo risia, është digjitalizimi i përmbajtjeve. Pra, këtë vit akademik një fokus të veçantë në krijimin e përmbajtjeve interaktive duke përdorur sistemet e informacionit në mënyrë dinamike për nxënien e dijeve shkathtësive dhe kompetencave”, deklaroi Zamir Dika, rektor i UEJL-së.
UEJL hynë në fazën e digjitalizimit
20 prill 2016Universiteti i Evropës Juglindore në vitin akademik 2016-2017, në të tre ciklet studimore do të pranojë 1300 studentë në gjithsej pesë fakultete. Kështu tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, në konferencën për gazetarë, të mbajtur të hënën (18 prill 2016), ku u shpalos oferta e re e Universitetit për vitin e ri akademik 2016/2017.
Më shumë lajme
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL
- UEJL thellon partneritetin me Ambasadën e SHBA-së përmes rrjetit të alumnive
- Instituti „Max van der Stoel“ i UEJL-së bashkëorganizator i konferencës ndërkombëtare „OFA 25+: Mësime, Gjurmë, Horizonte“
- UEJL-ja mirëpret Konferencën e 4-të CEE-Loc për Studimet e Qeverisjes Lokale