Kjo ngjarje përveç atmosferës festive kishte për qëllim edhe reflektimin për tre vitet e shkuara, për tre vitet e inovacionit, tre vitet sipërmarrësisë dhe tre vite me sfida nga më të ndryshmet ne botën e biznesit dhe sektorit të TIK-ut.
Aktualisht, Parku Teknologjik është kthyer në qendrën, ku të rinjtë shohin të ardhmen dhe ku kompanitë shohin zhvillimin, si rezultat i kësaj në Parkun Teknologjik, janë të vendosura gjithsej nëntë kompani me mbi 70-të të punësuar dhe 3 grupe(kompani), janë në fazën fillestare, apo të inkubimit.
