Manifestimi u organizua nga studentët romë në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore dhe shoqatën "Romaversitas". UEJL, ka kontribuar, me të gjitha mundësitë që ka në inkurajimin e organizmave të ndryshëm të komunitetit rom, me qëllim të nxitjes së të rinjve romë, për të vazhduar shkollimin e lartë përmes ndihmës financiare për përballimin e shpenzimeve në Universitet.
Në emër të Universitetit, fjalim rasti në këtë manifestim mbajti provosti, Prof. Dr. Endrju Godspid.
“Romët më nuk janë në margjinat e shoqërisë sin ë të kaluarën. Ata, tani janë pjesë edhe të institucioneve të larta arsimore”, tha Deniz Ismaili, udhëheqës i projekteve në Romaversitas.
Me propozim të organizatës ndërkombëtare të romëve "Romano Union", në vitin 1992, nga OKB-ja dhe BE-ja, 8 prilli është shpallur Dita Ndërkombëtare e Romëve.
