COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U promovua libri “Paqja e ftohtë” e Selim Ibrahimit

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (UEJ), të martën (10 maj 2016), u promovua libri “Paqja e Ftohtë” e gazetarit Selim Ibraimi.

“Rëndësia e fakteve dhe argumentimeve të këtij libri qëndron në ballafaqimin e të vërtetave mbi një realitet mjaft fluid në pikëpamje gjeopolitike. Por, këto të vërteta nuk vinë vetvetiu, sepse autori konsulton një mal burimesh e referencash bibliografike, institucionesh e autorësh për të na sjellë të plotë ideografinë e një rajoni, siç është Ballkani, sa kompleks për nga historia, po aq konfliktuoz për nga gjeografia”- tha Emin Azemi, recensent i librit “Paqja e Fohtë”.

Sadri Ramabaja, profesor universitar dhe recensent i librit theksoi se gjeopolitika dhe argumentet që ajo përdor për t’iu imponuar politikës si akt qeverisjeje luanë rol të madh. Sipas tij, Selim Ibraimi, dëshmohet se ka njohuri solide mbi këto zhvillime.

Në sinopsisin e kësaj ideografie, Selim Ibraimi ka sjellë në vëmendjen e lexuesit pikat më neuralgjike të bipolaritetit global, që reflektohet edhe në mikroplanin ballkanik, pa mos i anashkaluar temat që ai me përkushtim i trajton.

Google+