Ambasadorja Suomalainen, me këtë rast nga rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika dhe kryetari i Bordit, Prof. Dr. Dennis Farrington, u njoh lidhur me punën dhe aktivitetet e universitetit, i cili po ecë me ritme të duhura arsimore, gjithnjë duke përkrahur iniciativa konkrete për t’u përballur me sfidat e konkurrencës që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për të nesërmen e tregut të punës. “UEJL në kuadër të qasjeve zhvillimore është përcaktuar per krijimin e qasjeve të personalizuara sipas kërkesave individuale të studentëve në kuadër të një vizioni të përbashkët zhvillimor”, nënvizoi rektori Dika, duke shtuar se i gjithë ky angazhim ka një dedikim të vetëm ofrimin e mundësive studentëve të diplomuar për të ecur përpara në karrierë.
Ne fund, u fol edhe për rrjedhat në përgjithësi në arsimin e lartë në Maqedoni.
