Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Dyert e hapura të UEJL-së për të gjithë maturantët

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), ka hapur dyert për të maturantët e interesuar për të studiuar në njërin nga pesë fakultetet e këtij Universiteti.

Në manifestimin tradicional të përvitshëm “Dita e Hapur” të UEJL-së, të shtunën (9 prill) kanë marrë pjesë studentë të shumtë interesuar për të ndjekur studimet në këtë universitet UEJL, edhe atë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Presheva dhe vende të tjera, si dhe shumë familjarë dhe të tjerë të interesuar.

“Sot në Universitetin e Evropës Juglindore në qytezën e UEJL-së po qëndrojnë nxënës që tashmë janë në vigjilje të përfundimit të shkollimit të mesëm nga të gjitha hapësirat tona, nga Kosova, Lugina e Preshevës, nga e gjithë Maqedonia, por edhe nga Shqipëria, që janë të interesuar për të fituar statusin e studentit. Në ditët e hapura studentët informohen lidhur me statusin e Universitetit, me të drejtat e tyre që do t’i kenë nesër si studentë në UEJL dhe mbi të gjitha me ofertën studimore të UEJL-së. Sivjet, tradicionalisht UEJL në hapësirat e veta me kuadrin e vet akademik, ashtu siç është me profesorë ndërkombëtarë dhe vendor ka vend për t’i menaxhuar sikurse në Evropë apo SHBA diku rreth 1300 studentë”, tha me këtë rast Dr. Demush Bajrami, këshilltar i rektorit.

Për dallim nga vitet tjera, Universiteti i Evropës Juglindore, sivjet do të pranojë 10 për qind më shumë studentë, krahasuar me numrin e studentëve të pranuar në vitin e kaluar, në pesë fakultete: Drejtësi, Biznes dhe Ekonomi, Administrim Publik dhe Shkenca Politike, Shkenca dhe Teknologji bashkëkohore dhe Gjuhë, Kultura dhe Komunikim.

Në kuadër të këtij manifestimi, u mbajtën një numër i madh aktivitetesh, si: lojë shpërblyese, ku u ndanë 10 celular për maturantët, panairi i gjuhëve, i organizuar nga Qendra e gjuhëve, aktivitete të Parlamentit Studentor dhe një program i pasur kulturor dhe zbavitës.

Google+