Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prof. dr. Veton Latifi ligjëroi në SHBA në Universitetin “Columbia” dhe në Universitetin e New York-ut

Në ligjëratën e tij në Universitetin “Columbia”, më 16 prill, Prof. Dr. Veton Latifi shpalosi idetë e tij lidhur me populizmin e diskurseve kombëtare dhe reflektimin e kontesteve ndërshtetërore në retorikat politike.

Drejtori i Institutit të UEJL-së “Maks van der Shtul”, Prof. dr. Veton Latifi prezentoi punimin e tij shkencor në Universitetin “Columbia” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Konventën e XXI-të Botërore të Asociacionit të Studimeve Kombëtare (ASN), e cila tuboi studiues dhe profesorë të mirënjohur nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike nga disa vende të botës. Në ligjëratën e tij në Universitetin “Columbia”, më 16 prill, Prof. Dr. Veton Latifi shpalosi idetë e tij lidhur me populizmin e diskurseve kombëtare dhe reflektimin e kontesteve ndërshtetërore në retorikat politike.

Paraprakisht, më 14 prill, ai mbajti një ligjëratë në Universitetin e New York-ut. Para studentëve pasdiplomik të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e New York-ut, Prof. dr. Veton Latifi, ligjëroi lidhur me konceptet e shtetëformësisë bashkëkohore përballë ndërtimit të identiteteve kombëtare, rolin e bashkësisë ndërkombëtare në këtë proces, si dhe qasjet e politikës së jashtme amerikane në praktikat e shtetëformësisë bashkëkohore dhe proceseve paqësore.

Gjatë qëndrimit në SHBA, më 15 prill në lokalet e organizatës së njohur “Vatra” në Bronx u mbajt edhe promovimi i librit të fundit të Prof. dr. Veton Latifit, “Shekulli i ri i politikës shqiptare”.

Google+