Ai, ligjëroi lidhur me demokracinë në botë sot, me theks të veçantë në rëndësinë e komunikimit ndërkombëtar. Ligjërata e profesorit Sotiropoulos zgjoi interes të madh në mesin e studentëve të komunikimit ndërkombëtar, meqë ai ndau përvojën dhe ekspertizën e tij në këtë temë të përfituar nga universitete të ndryshme në SHBA dhe Britani të Madhe, përfshirë edhe LSE (London School of Economics), ku ai ka magjistruar si dhe Universitetin JEILL (Yale), ku ai ka doktoruar.
Studentët e komunikimit ndërkombëtar u treguan mjaft aktiv në pjesën e dytë të ligjëratës me ç’rast u përfshinë në një punëtori interaktive në temën e demokracisë bashkëkohore nëpër botë dhe rëndësinë e komunikimit ndërkombëtar.
