Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Deklarata e vizionit nga kryetari i bordit

Në shkurt të vitit 2020, ne e shënojmë 20 vjetorin e takimeve të para zyrtare, që në vitin 2001, rezultoi me themelimin e UEJL-së.  Të gjithë ne që morën pjesë në këto takime ishim të ngazëllyer nga perspektiva e ndërtimit të diçkaje të re dhe të veçantë në Maqedoni, me qëllimin tonë kryesor që të ofrojmë arsim sipëror të cilësisë së lartë, për të gjithë të rinjtë e rajonit dhe ta adresojmë problemin e vjetër të qasjes në arsimin e lartë në gjuhën shqipe. Me kalimin e kohës, bashkësia ndërkombëtare na ndihmoi me rreth 40 milion euro, që ishin para të qytetarëve të tyre dhe UEJL mbetet i vetmi universitet në Evropë, që është themeluar nga një kombinim i fondeve të SHBA-ve dhe Evropës.  Duke e respektuar këtë  ndihmë (donacion), ne kemi qenë të ndihmuar nga miqtë dhe kolegët nga një numër i madh i  universiteteve rajonale dhe ndërkombëtare, nga Evropa dhe SHBA-të. Ngazëllimi dhe ndjenja e risisë e atyre viteve të hershme çoi në zhvillimin progresiv të një institucioni, i cili tani dallon nga pjesa tjetër e sistemit të arsimit të lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në angazhimet për arsim multi-etnik,  shumëgjuhësh dhe me cilësi të lartë.  Fakti që ne jemi një universitet me një perspektivë ndërkombëtare, të ndihmuar nga anëtarët  ndërkombëtar të Bordit, do të thotë që ne jemi tërësisht imun ndaj ndikimit politik, i cili ka qenë një çështje kyçe për ne dhe na mundëson të mbajmë standardet më të larta etike dhe veprojmë tërësisht në mënyrë transparente.

Pas gati 20 vjet pune, vizioni ynë tani është të ndërtojmë dhe të rrisim shërbimet tona me një angazhim të ripërtëritur në cilësi, duke përfshirë sigurinë, që studentët të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme, nëpërmjet përvetësimit të njohurive dhe shkathtësive, për botën e punës në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Në veçanti, duam që të diplomuarit tanë të jenë kompetentë në ato gjuhë të nevojshme për të komunikuar në mënyrë efektive në të gjitha nivelet e biznesit, tregtisë dhe qeverisë, dhe gjuhët ndërkombëtare, veçanërisht anglisht. Ata gjithashtu duhet të jenë të sigurt dhe kompetentë në përdorimin efektiv të teknologjive të reja dhe të kenë qenë të arsimuar në një institucion që merr seriozisht përgjegjësitë e tij ndaj mjedisit jetësor. Ne duam që të diplomuarit tanë të jenë qytetarë të pavarur, të cilët do të kenë një ndikim të madh, siç edhe e kanë tashmë, mbi qeverisjen e mirë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon. Pa dyshim, të gjithë prindërit e dëshirojnë këtë për fëmijët e tyre.

Në një nivel më praktik, ne e pranojmë se ndjekja e studimeve në një institucion, që nuk është tërësisht i përkrahur nga shteti krijon kosto shtesë. Ne nuk jemi privat fitimprurës, prandaj të gjitha të ardhurat tona i kushtohet ruajtjes dhe rritjes së cilësisë së diplomave tona.  Nuk ka investitorë, apo aksionarë, si dhe gjithçka që bëjmë është audituar plotësisht sipas standardeve ndërkombëtare dhe transparente. Ne përpiqemi të ndihmojmë me një skemë të bursave, të ndihmuar nga donacionet e qeverisë dhe me një sistem pagese që zvogëlon barrën për prindërit dhe familjet. Ne besojmë se ia vlen ta bëni investimin në të ardhmen tuaj. Gjithkush është i mirëpritur të aplikojë për të qenë pjesë e komunitetit tonë. 

Kryetar i Bordit të Universitetit

15 Mars 2019

Google+