Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Lajme dhe Ngjarje

“Guxim nevojitet për tu ngritur dhe për të folur; guxim poashtu nevojitet për tu ulur dhe për të dëgjuar.” - Winston Churchill

Qendra për Ndërveprim dhe Dialog Kulturor (QNDK) organizon një punëtori njëditëshe në temën  “Ndikimii kulturës dhe ndërkulturalizmit në procesin arsimor”.  Punëtoria do të mbahet më 26 Prill 2013, 14:00-18:00, në Amfiteatrin 4, UEJL- Ndërtesa e QZHB, në Tetovë.

Punëtoria do të eksplorojë disa sfida dhe mundësi për dialog ndërkulturor në sistemin arsimor publik.  Pikat e diskutimit do të përfshijnë, por nuk do të jenë të kufizuara në temat në vazhdim:

-        Realiteti multikulturor i Maqedonisë;

-        Parimet ebarazisënë procesin e nxënies dhe mësimdhënies;

-        Nevoja për të promovuar dialogun ndërkulturor në shkolla publike;

-        Përfitimet e mësimdhënies e shumëllojshmërisë kulturore në klasë, roli i saj në rritjen e të menduarit kritik dhe të aftësive të komunikimit të studentëve.

QNDK i fton të gjithë profesorët e shkollave të mesme që ligjërojnë lëndët si: Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane dhe Frënge, Sociologji, Filozofi dhe Psikologji që të marrin pjesë në këtë punëtori. Qendra do organizojë një drekë , si dhe do të shpërndajë çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më 15 prill 2013, nëpërmjet postës elektronike: a.poshka@seeu.edu.mkosel.ziberi @seeu.edu.mk

Google+