Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qendra për Ndërveprim dhe Dialog Kulturor (QNDK)

“Asnjë kulturë nuk mund të mbijetojë nëse përpiqet të jetë ekskluzive” - Mahatma Gandhi

Qendra për Ndërveprim dhe Dialog Kulturor (QNDK) është iniciativë e fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (Fakulteti i GJKK) pranë Universitetin e Evropës Juglindore, dhe është e udhëhequr nga profesorët  e gjuhëve dhe komunikimit. Qëllimi i qendrës është t`i qaset interaksionit dhe dialogut ndërkulturor në dy nivele: përmes analizës akademike dhe debatit dhe përmes projekteve arsimore dhe aktiviteteve të ngjajshme kulturore.

Në anën akademike, qendra ka për qëllim të lehtësojë lidhjen në mes anëtarëve të komuniteteve të ndryshme kulturore, relogjioze dhe gjuhësore në Maqedoni duke inkurajuar debate dhe diskutime akademike për ҫështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me bashkëekzistencën ndëkulturore.  Qendra ka për qëllim të nxis projekte hulumtimi të përbashkëta në fushën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor, poashtu dhe të promovojë hulumtime të këtilla përmes publikimeve të ndryshme të kontrolluara nga ekspert ndërkombëtarë.

Për sa i përket projekteve dhe aktiviteteve, qendra ka për qëllim të zhvillojë një program për zgjerim në komunitet me qëllim që të ndihmojë institucionet e ndryshme arsimore në Maqedoni dhe organizatat tjera të rëndësishme për të inicuar një dialog të hapur për ҫështje të rëndësishme ndërkulturore në vend. Programet e këtilla do të kenë për qëllim të zgjidhin tensionet ndërkulturore, për të lidhur ndarjet, për të inicuar zhvillim dhe arritje dhe për të inkurajuar dialog ndërkulturor në mes grupeve të ndryshme kulturore në institucione, në vend dhe rajon. 

Google+