Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rreth nesh

“Ҫdo gjë që na iriton tek të tjerët, mund të na ҫojë në kuptimin më të mirë të vetes sonë” - Carl Gustav Jung

Historia

Qendra për Ndërveprim dhe Dialog Kulturor (QNDK) u themelua në nëntor 2011 nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (Fakulteti i GJKK) në Universitetin e Evropës Juglindore në partneritet me UNESCO, me  zyrë në Venedik. Qendra nisi si pjesë e një projekti të financuar nga UNESCO e titulluar “Rritja e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik në komunitet”,  e cila nisi në nëntor 2011 dhe ishte e koordinuar nga dietarë/ studiues të gjuhëve dhe komunikimit nga Fakulteti i GJKK  në UEJL. Si pjesë e projektit të financuar nga UNESCO, ishin një sërë  trajnimesh, punëtorish dhe tryezash të rrumbullakëta mbi rolin dhe promovimin e multikulturalizmit në trajnimin për mësimdhënës dhe shoqëri që u organizuan nga QNDK në periudhën nëntor 2011 deri Mars 2012. Projekti i UNESCO përfundoi në fundin e vitit akademik në 2012 dhe prej atëherë Qendra për Ndërveprim dhe Dialog Kulturor (QNDK) ka shërbyer si institucion i pavarur në fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (Fakulteti i GJKK) në Universitetin e Evropës Juglindore.

Pse QNDK-ja?

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është model për arsimim të lartë multietnik dhe shumëgjuhësorë në Evropën Juglindore dhe një nga qëllimet e para të Universitetit ka qenë promovimi i mirëkuptimit ndëretnik, si dhe furnizimi me një qasje shumëgjuhësore dhe shumëkulturore të mësimdhënies dhe hulumtimit, dhe zhvillimi i programeve mësimore në linjë me modelet ndërkombëtare dhe Evropiane. Qendra për Ndërveprim dhe Dialog Kulturor (QNDK) është në linjë të drejtpërdrejtë  me qëllimet kryesore të universitetit dhe ajo ndihmon universitetin në arritjen e qëllimeve me aktivitetet dhe projektet e saj. Qendra gjendet në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (Fakulteti i GJKK) me qëllim që të përfitojë nga mësimdhënësit dhe burimet hulumtuese të fakultetit.

Qëllimi

Qendra për Ndërveprim dhe Dialog Kulturor (QNDK) ka dy qëllime kryesore: akademike dhe  projektuese.  Qendra ka për qëllim të lehtësojë lidhjet në mes anëtarëve të komuniteteve të ndryshme kulturore, religjioze dhe gjuhësore në Maqedoni duke inkurajuar debate akademike dhe diskutim mbi ҫështjet e rëndësishme që lidhen me bashkëekzistencën ndërkulturore.  Qendra ka për qëllim të nxis projekte hulumtuese të përbashkëta në sferën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor, si dhe të promovojë hulumtime të atilla përmes publikimeve.

Gjithashtua, QNDK ka për qëllim të nxis hulumtim në sferat vatrore të dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor, për të lehtësuar partneritetet me organizata kyҫe përfshirë universitetet, në vend dhe rajon, dhe të përhapë hulumtimin dhe idetë.

Qendra i fton folësit vendorë dhe të  ata të ftuar, organizon ligjërata publike, tryeza të rrumbullakëta dhe punëtori.  I përkrah  vizituesit dhe liderët e komunitetit të cilët mund të lehtësojnë qëllimet e qendrës dhe të përhapin shtrirjen e saj. Për të arritur qëllimet e saj, QNDK përpiqet të marrë fonde nga organizata të ndryshme të rëndësishme ndërkombëtare në rajon dhe vepron si partner lokal për OJQ dhe organizatat e tjera që punojnë për paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Misioni

Të lehtësojë lidhjet në mes edukatorëve nga institucionet e ndryshme në Maqedoni dhe rajon me interes në ndërveprimin dhe dialogun kulturor, si dhe të lehtësojë dialogun në mes studiuesve nga disiplina të ndryshme duke inkurajuar projekt hulumtuese të përbashkëta në sferën e studimeve kulturore dhe në interesin e dialogut ndërkulturor.

Google+