Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Aktivitetet

“ Nuk kemi paqe ngaqë kemi haruar që i takojmë njëri tjetrit” – Nënë Tereza

Qendra për Ndërveprim dhe Dialog Kulturor (QNDK) në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore dhe Zyrën e UNESCO në Venedik,  përkrahu aktivitetet e poshtëshënuara në vitin akademik 2011-2012:

a.      Më 11-12 nëntor 2011, QNDK organizoi një seminar dy ditësh për trajnuesit e mësimdhënësve (Mësimdhënës Universitar të pedagogjisë dhe metodologjisë së mësimdhënies) nga të gjitha universitetet në vend e modeluar nga Seminari Ndërkombëtarë i trajnimit të mësimdhënësve “Përsosmëri në trajnimin e mësimdhënësve në dhe për Ambiente multikulturore”, e mbajtur më 6-9 tetor 2011 në Qendrën Evropiane të Arsimit të lartë (QEAL) në Bukuresht, Rumuni, në të cilën njëri nga anëtarët e fakultetit të UEJL-së Agim Poshka ishte prezent. Seminari u fokusua në arsimin e lartë dhe  në trajnimin e mësimdhënësve të ardhshëm, për t`i përgatitur ato të inkorporojnë  me këto ҫështje në mësimdhënie.

Pjesëmarrësit në punëtorinë e QNDK –UEJL përfshinë një numër të konsiderueshëm të profesorëve universitar të metodologjisë nga të gjitha universitetet më të mëdha publike dhe private në Maqedoni. Ҫfarë është më e rëndësishme, pjesëmarrësit u zgjodhën si përfaqësues të të gjitha grupeve më të mëdha etnike dhe religjioze në vend, si dhe nga rajone të ndryshme si nga Maqedonia Lindore dhe Perëndimore. Këtu është një listë e shkurtër me emrat e universiteteve dhe numrin e pjesëmarrësve:

1.     Universiteti Kliment Ohridski, Manastir (9 pjesëmarrës)

2.     Universiteti of Goce Delҫev, Shtip (12 pjesëmarrës )

3.     Universiteti i Evropës Juglindore  (8 pjesëmarrës)

4.     Uiversiteti i Tetovës (15 pjesëmarrës)

5.     FON (3 pjesëmarrës)

6.     Universiteti Shën Kirili dhe Metodi (4 pjesëmarrës)

b.     Më 4 maj 2012, QNDK organizoi tryezë të rrumbullakët mbi temën “Roli i Relogjionit dhe Urtësisë së tij në Promovimin e Tolerancës Multikulturore”

Paneli i pjesëmarrësve përfshinte: Përfaqësues i Kishës Ortodokse në Maqedoni, Prift Igor Kalpakovski, kryetari i komunitetit bektashian në Maqedoni, dede Edmond Brahimaj, Zëvendës kryetari i Komisionit Shtetëror për marrëdhënie me komunitetet dhe grupet religjioze, Anton Sereçi, kryetari i projektit UNESCO në Shkup, znj. Zojka Naskova, provosti dhe prorektori për ҫështje akademike i UEJL-së, Dr. Paul Foster.

Tri temat në vazhdim janë ato që u diskutuan:

1.     Vlerat humanistike që religjionet i sjellin shoqërisë: Aspektet ndër dhe intra kulturore.

2.     Kohezioni në mes vlerave religjioze dhe të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe promovimi i dialogut ndërkulturor në Maqedoni.

3.     Praktika të mira dhe shembuj të mirëkuptimit religjioz dhe ndëretnik në Ballkan në shekullin e 20-të.

c.      Më 13 Mars 2012, QNDK organizoi një punëtori mbi temën: “Roli i drejtorëve dhe administratave të shkollave në promovimin e tolerancës multikulturore”.  Punëtoria përfshiu 15 drejtorë të shkollave më të mëdha publike në Maqedoni. Drejtorët e shkollave të mesme diskutuan ҫështjet e lidhura me sfidat dhe mundësitë për dialog ndërkulturor në sistemin arsimor publik në Maqedoni.

   Temat kryesoreishin:

o   Realiteti multikulturor i shkollave publike në Maqedoni;

o   Drejtorë të drejtë në procesin e mësimdhënies dhe nxënies;

o   Nevojat e shkollave publike për të promovuar dialogun ndërkulturor;

o   Projekte dhe bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

d.     QNDK i promovoi projektet përmes disa mekanizmave dhe metodave të marrëdhënieve me publikun me qëllim që të rrisë vetëdijen e publikut mbi rëndësinë e këtyre ҫështjeve.

i.                 Iu qas mediave dhe ofroi informata për projektin dhe rezultatet e pritura.

ii.               I promovoi ngjarjet dhe rezultatet e tyre në Facebook, Twitter, web-faqen e Universitetit të Evropës Juglindore si kontraktues si dhe në webfaqen e komisionit kombëtarë të UNESCO-s.

Mbulimi Mediatik

Të tre ngjarjet e organizuara nga Qendra për Ndërveprim dhe Dialog Kulturor në 2011-2012 u mbuluan nga stacionet televizive lokale dhe kombëtare më të mëdha në Maqedoni. Më poshtë janë dhënë disa linqe për mbulimin mediatik të ngjarjeve të organizuara nga QNDK.

SEEU Website - SEEU Hosts Panel for Inter-Religious Dialogue supported by UNESCO

http://www.seeu.edu.mk/en/information/news-events?id=654

ALSAT-M - Liderët fetarë kërkojnë dialog

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/120844.html

MIA - Дебата „Улогата на верските лидери во промовирањето на меѓукултурниот дијалог во Македонија“ на Универзитетот на југоисточна Европа

http://www.mia.com.mk/default.aspx?mId=7&vId=92119225&lId=1&title=%D0%9C%D0%90%D0%9A%D0%95%D0%94%D0%9E%D0%9D%D0%98%D0%88%D0%90+-+%D0%A0%D0%95%D0%9B%D0%98%D0%93%D0%98%D0%98

UNESCO - Le rôle des directeurs d'école dans la promotion du dialogue intercultural

http://www.unesco.org/new/fr/unesco/events/all-events/?tx_browser_pi1[showUid]=6550&cHash=975733d53c

UNESCO - The Role of School Principals in Promoting Intercultural Dialogue http://www.unesco.org/new/en/venice/about-this-office/calendar-of-events/?tx_browser_pi1[showUid]=6550&cHash=975733d53c

KISS TV- 04.05.2012 - Директори на основни и средни училишта од Македнија денес на Штуловиот универзитет во Тетово учеа за начините за промиварање на интеркултурниот дијалог меѓу учениците и вработените

http://kiss.com.mk/mak/novosti1.asp?id=15197

Google+