Informata të përgjithshme
Kampusi i UEJL-së ofron disa mundësi për studentët dhe për ndërkombëtarët të cilët dëshirojnë të arrijnë sukses akademik dhe të përmirësojnë jetën shoqërore në universitet. Në këto mundësi përfshihen libraria e kampusit, qendrat kompjuterike, qendra e gjuhëve, qendra e karrierës dhe qendra për planifikimin e biznesit.
Tetova-qyteti ku është i vendosur UEJL
Tetova është një qytet i kulturave të ndryshme dhe ka një histori shumë të gjatë dhe interesante. Është gjithashtu një qytet në tranzicion dhe është në kërkim të identitetit të tij të ri, pas të qenit qytet i prodhimit të tekstilit dhe një qendër bujqësore. Qyteti është i angazhuar ende në prodhimin e tekstilit dhe të prodhimeve bujqësore, por është i orientuar gjithnjë e më shumë në drejtim të tregtisë dhe shkon drejt të qenit qendër universitare. Ajo është duke u bërë një qendër universitare për shkak të faktit se janë dy universitete në qytet dhe më shumë se 10 000 studentë të përkatësive të ndryshme etnike dhe kulturore. Ky fakt ka ndryshuar dinamikën e qytetit të Tetovës dhe ajo ka evoluar nga një qytet relativisht i qetë në një qendër shumë të zënë dhe aktive. Ajo është bërë një qendër që rindërton fytyrën e saj në mënyrë që të përmbushë kërkesat e studentëve dhe përpiqet të bëhet një qendër moderne.
Akomodimi
Akomodimi në konviktet e kampusit është në dispozicion të studentëve dhe ajo ka 24 / 7 qasje në internet dhe ngrohje qendrore. Çmimi është rreth 75 euro në muaj. Akomodimi jashtë kampusit është i mundshëm ndërsa çmimi varet nga vendndodhja.
Qendra e Kulturës
Qendra e Kulturës me natyrën e saj multifunksionale ofron shumë mundësi për vizitorët. Në mesin e institucioneve të shumta që janë brenda qendrës, ka zënë vend edhe biblioteka e qytetit. Për të qenë anëtar në këtë bibliotekë ju duhet të paguani një anëtarësim vjetor prej 250 denarëve dhe të ndiqni rregullat e huazimit të librave dhe materialeve tjera të leximit. Biblioteka është e pajisur mirë me libra dhe revista në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze. Në Qendrën e Kulturës ekziston edhe grupi i aktorëve që kohë pas kohe jep shfaqje për audiencën. Nëse jeni të gatshëm për të zgjeruar njohuritë tuaja ose për të manifestuar pasionin tuaj për artin, atëherë ky është vendi i duhur për ju. Për ata që duan të pushojnë në një atmosferë tjetër, kafeja e aktorëve është e vendosur brenda qendrës dhe e njëjta shërben si një vend ku ju mund të vazhdoni bisedën tuaj, të lexoni në qetësi ose thjeshtë të pushoni duke pirë një lëng.
Vende historike që duhet vizituar:
- Xhamia e larme
- Kalaja e Tetovës
- Arabati Baba Teqe
Informacione të dobishme
Telefonat dhe celularët
Përdorimi i celularëve në Maqedoni është shumë ilartë. Pjesa kryesore e komunikimit realizohet nëpërmjet telefonave celularë. Është shumë e zakonshme që dikush të thirret sëpari në telefonin e tij celular. Përdorimi i i sekretareshave telefonike është shumë iulët. Për të blerë një telefon celular procedurë është shumë e thjeshtë. Ju mund të blini një të tillë në hapësirat e tre rrjeteve kryesore në Maqedoni dhe ato janë T-Mobile, VIP dhe One. Kur bleni një telefon të ri celular ju merrni një numër që shkon me të dhe prefikset janë 070/071/072 ose 078 dhe 075/076/077. Ne ju sugjerojmë të zgjidhni një paketë të para-paguar dhe ju mund ta rimbushni me kredi në llogarinë tuaj me minimum 100 denarë. Gjithashtu, ju mund të bleni karta para-paguese me kredi deri në 2500 denarë. Përveç nga hapësirat e rrjeteve përkatëse, ju gjithashtu mund të bëni transaksione të kësaj natyre në dyqanin e autorizuar i cili është ivendosur në kampus dhe ofron shërbime të ngjashme.
Qendra Postare
Qendra postare është e vendosur në zemër të Tetovës, në fillim të rrugës së Ilindenit''dhe''Jane Sandanski''. Nëse keni një telefon fiks që ju jeni duke përdorur ndërsa doni të merrni një lidhje të re, ju mund të gjeni të gjitha shërbimet atje. Përveç kësaj, ju mund të dërgoni ose pranoni sende të ndryshme ndërsa paguani në bazë të peshës apo madhësisë së objektit. Nëse ju mungon dikush gjatë ndonjë feste, ju mund të dërgoni një kartolinë për të si dhe për të afërmit dhe miqtë tuaj. Në Qendrën Postare ju gjithashtu mund të bëni pagesat për faturat e energjisë elektrike dhe faturat e telefonit.
Dyqane,shitore dhe tregje ushqimore
Tetova është një qytet tregtar dhe ka shumë dyqane, shitore dhe tregje. Pas një periudhe të caktuar kohore, biznesi i vogël merr formën e një dyqani apo një shitoreje kështuqë ju mund të gjeni një ose dy të tillë në çdo lagje. Në këto dyqane dhe shitore ju mund të gjeni prodhimet themelore sic janë ushqimet, pijet alkoolike dhe jo-alkoolike, produktet higjienike etj. Përveç kësaj, me zhvillimin e qytetit në të njëjtën kohë ka një zhvillimin të shitoreve të mëdhaja që ekzistojnë në rrjete zinxhirë ose vetëm. Tregjet e tilla janë "Vero", në hyrje të Tetovës nga Shkupi, Tregjet Erzana të cilat janë vendosur në qendër dhe pjesë të tjera të qytetit, qendra tregtare "Ramstor", pastaj “Goldy”, “Kam”, etj. Produktet më të nevojshme dhe çmimet e tyre janë të shënuara mëposhtë:
Prodhimet Çmimi në denarë
Buka 25-30
Uji 20-30
Vezët 150-200
Mishi 200-400/kg
Lëngjet 50-120 për litër
Përveçdyqaneve dhe shitoreve, në tregun e gjelbër të qytetit i cili gjendet në hyrje të Tetovës, ju mund të bleni pemë dhe perime të freskëta. Tregu i gjelbër në Tetovë është shumë mirë i furnizuar me prodhime vendore dhe të huaja. Një shumëllojshmëri e frutave dhe perimeve mund të blihet me çmime të ndryshme sipas stinës së prodhimeve. Çmimet për perime dhe fruta ndryshojnë.
Pas arritjessuaj
Në Maqedoni ka dy aeroporte: i pari është Aleksandri i Madh i cili gjendet në Shkup dhe i dyti është Shën Pavle në Ohër.
Tetova është 50 km larg nga Shkupi dhe ju mund të vini nga atje me autobus, tren, taksi ose minibus. Nëse vini me autobus, ju do të duhet të shkoni në stacionin kryesor të autobusëve. Stacioni i trenit është në të njëjtin vend, por ka vetëm disa trena që qarkullojnë. Nëse keni arritur në qendër të qytetit të Shkupit, ka shumë minibusë që udhëtojnë për në Tetovë gjatë gjithë ditës dhe ata janë shumë të lirë.
Transporti në Tetovë
Universiteti i Evropës Juglindore është në hyrje të Tetovës nga drejtimi i Gostivarit dhe është 2 km larg nga qendra. Kështu, nëse jeni të interesuar për jetën në universitet dhe jetën në qytet, ju do të keni nevojë për një mjet transporti. Në qytet ka disa mjete transporti dhe secili ka karakteristikat e veta. Studentët dhe ata që nuk kanë vetura, zakonisht zgjedhin furgonat e shumtë që qarkullojnë tërë ditën nga qendra drejt universitetit dhe anasjelltas. Kjo formë e transportit është në dispozicion nga ora 8 deri në orët e vona, ose më saktë deri në 20:00. Kjo është forma më e përdorur e transportit pasi ajo është më e lirë dhe qasja është relativisht e lehtë. Çmimi është 10 denarë në një drejtim. Rrjeti i autobusëve lokalë është i lëshuar dhe qarkullon rreth Tetovës duke ndaluar në pika të ndryshme ndërsa niset çdo 30 minuta. Përveç kësaj, autobusët ndër-qytetarë përdoren shpesh ndërsa janë 2 prej tyre që çdo orë vijnë nga Gostivari dhe kalojnë pranë Universitetit të EJL-së.
Shoferët e taksive dhe shërbimet e tyre janë një opsion për studentët sidomos për ato raste kur është në pyetje diçka urgjente. Në Tetovë ka disa kompani të taksive dhe shumë taksi private ndërsa të gjithë kanë çmimet e njëjta për shërbimet e tyre që zakonisht sillen rreth 50 denarë për kilometër. Mëposhtë japim emrat e taksi kompanive më të mëdha dhe numrat e tyre:
Taxi kompania Numri i telefonit
Arbeks 044 15 78
Bern 044 15 92
Hak 044 15 97
Shumica e taksi kompanive ofrojnë shërbimet e tyrederi në mesnatë, ndërsa Hak dhe Arbeks ofrojnë shërbimet e tyre gjatë gjithë kohës dhe iu përgjigjen nevojave të njerëzve.
Qendrat tregtare
Për qëllim rekreimi, shëtitje, bërjes Pazar apo vetëm të sodisni, Tetova si qytet ka shumë dyqane me stile, marka dhe dizajne të ndryshme. Në mes tjerash, ekzistojnë 4 qendra tregtare në të cilat ka dyqane, kafene dhe lokale tjera ku njerëzit përmbushin nevojat e tyre. Dy nga qendrat tregtare janë të vendosura afër Qendër së Kulturës përballë njëra-tjetrës dhe ata ofrojnë shumë dyqane me rroba, ushqim tradicional, kafene për të rinjtë, etj. Qendra tregtare përballë Qendrës postare ofron shërbime të njëjta me dallimin e vetëm se është e stilit tëhapur përkundër dy të paraveqë janë të mbyllura. Kjo qendër tregtare është më e vjetra në Tetovë dhe ka dyqane që shesin rroba, ëmbëltore shumë popullore, kafene dhe berberë. Kohët e fundit është hapur një qendër e re tregtare dhe ajo është jashtë qytetit në drejtim të Shkupit. Kjo qendër tregtare ndjek logjikën e pazarit familjar dhe ofron një supermarket të madh për nevojat e përditshme, dyqane rrobashdhe shumë kafe për tu relaksuar. Për të kënaqë nevojat e konsumatorit ajo ka parkim të saj dhe kjo lehtëson procesin e të bërit pazar. Sigurisht që ju mund të gjeni dyqane ku do të gjeni veshje të lirë dhe ato ku keni rrobat e markave me çmime më të shtrenjta.
Bankat
Në mënyrë që të bëni pagesën tuaj ose të ruani paratë shtesë, ju mund të aktivizoni një llogari bankare në një nga bankat e Tetovës. Procedura për aktivizim të llogarisë suaj është shumë e thjeshtë ndërsa do t’ju duhet ose kartë identiteti ose pasaportë si dhe një sasi simbolike e të hollave. Sistemi bankar është i zhvilluar edhe në Tetovë dhe në shumë dyqane ju do të mund të bëni transaksione duke përdorur kartën tuaj të kreditit.
Emri i bankës :
Stopanska Banka
Iliria 32,
044 332 664
044 337 754
www.stb.com.mk/
NLB Banka
Iliria pn
044 356 700
044356 702
www.nlbtb.com.mk
Pro-credit Banka
Boris Kidriç 1
044 356 733
044 356 731
www.pcb.com.mk/
Komercijalna Banka
Iliria 168
044 352 270
www.kb.com.mk/
Ohridska Banka-Société Générale
Rr.Ilindenit nr.1
044 353 430
www.ob.com.mk
Spitali i Tetovës
Qendra Shëndetësore e Tetovës është e ndarë në dy institucione: Qendra Klinike dhe Shtëpia e Shëndetit. Klinika e Tetovës është në nivelin e klinikave të ngjashme në qytetet tjera të Maqedonisë dhe në të jepen shërbime të specializuara shëndetësore.
Kontakt: 00 389 44 330 810
Policia
Sektori i Policisë në Tetovë përfshin tërë territorin e Komunës së Tetovës dhe komunave të tjera të rajonit të Pollogut të Poshtëm.
Kontakt: 00 389 44 334 731