Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Press Release

Qendra për Dialog dhe Ndërveprim Kulturor (QDNK) organizoi punëtori për profesorët e shkollave të mesme, të titulluar “Ndikimi i kulturës dhe interkulturalizmi në procesin arsimor”

Qendra për Dialog dhe Ndërveprim Kulturor (QDNK)  organizoi punëtori një ditore të titulluar “Ndikimi i kulturës dhe interkulturalizmit në procesin arsimor”. Ngjarja në fjalë është vazhdimsi e aktiviteteve që trajtojnë çështje të lidhura me dialogun interkulturor dhe kuptimin e tij të organizuar nga QDNK. Punëtoria u mbajt 26 Prill, 2013 në hapësirat e UEJL-së në Tetovë. 59 profesorë të shkollave të mesme nga qytete të ndryshme të Maqedonisë moren pjesë në punetori, dhe në fund u shpërblyen me një çertifikatë në shenjë të përfundimit të susksesshëm të kësaj ngjarje. Profesorët që morrën pjesë ishin mbi të githa ligjerues të lëndëve: gjuhë angleze, gjuhë frënge, sociologji, filozofi, histori dhe matematikë.

Pjesëmarrësit u mirëpritën me fjalimin e dekanit të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Dr. Benjamin Keatinge, i cili foli për përvojën e tij personale me edukimin interkulturor në shtetin e tij amë- Irlandë si dhe për rëndësinë e kësaj çeshtje në arsimin në Maqedoni. Prezentimet ishin të përpiluara nga ana e profesorëve të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të cilët ligjerojnë në fakultetin e gjuhës angleze dhe Shkencave të komunikimit. Dr. Agim Poshka foli për  “Keqpërdorimin e ‘Kulturës’: ‘Është pjesë e kulturës time’ Koncepti dhe pasojat e tij në arsim ”, Dr. Linda Ziberi foli për “Diversitetikulturor në klasë: Rritja e të menduarit kritik dhe aftësitve te komunikimit tek nxenesit.” dhe Dr. Maja Muhic foli për “Sfidat e edukimit ndërkulturor në një shoqëri multikulturore: Ndërtimi i shkollës ndërkulturore”. Punëtoria përfundoi me njëvizionin për të ardhmen, në të cilën pjesëmarrësit zbuluan idetë e ndryshme dhe aktivitete të cilat do t’ju ndihmojnë të zhvillojnë shumëllojshmërinë dhe interkulturalizmin në ligjeratat e tyre.

Google+