Ngjarjet e ardhshme
-
Prezantimi i programit Erasmus+
14 mars 2016Në këtë prezantim do të shpalosen mundësitë të cilat programi Erasmus+ i ofron për studentët të cilët dëshirojnë të shkojnë për këmbim në ndonjë universitet partner me të cilin UEJL ka marrëveshje bilaterale dhe për të punësuarit të cilët dëshirojnë të shkojnë në trajnim apo në angazhim mësimdhënie në po këto universitete.
-
7 Marsi –Dita e Shkollës së Parë Shqipe dhe Dita e Mësuesit
7 mars 2016Manfestimi do të mbahet të hënën (7 mars 2016), me fillim në orën 13:00, në amfiteatrin “Arbër Xhaferi” (LH4).
-
Punëtori për profesorët e shkollave të mesme: "Metodologjia bashkëkohore e mësimdhënies dhe shfrytëzimi i medias sociale në mësimdhënien e gjuhës angleze"
5 mars 2016Punëtoria do të mbahet në ndërtesen e Rektoratit, në Qendër për zhvillimin e biznesit, kampusi në Tetovë, të shtunën (5 mars) nga ora 09:00 - 13:00.
-
START-UP MARATON V1.0
1 mars 2016Start-Up Maratona e SEEUTechPark ka për qëllim të mbështesë rritjen e ndërmarrësve të rinj dhe ndërmarrjet e tyre të ardhshme me anë të shkëmbimit të përvojave, këshillimit, mbështetjes dhe investimeve.
-
Ligjeratë nga Leah Dabby Chaki me temë: “Fazat në zgjidhjen përfundimtare”
27 janar 2016Leah Dabby- Chaki nga Ministria e arsimit e Izraelit, ligjëruese e proekteve për Holokaustin; ligjëruese në institucionin “Shem Olam” Fjalimi hyrës nga: Ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Oryan
-
Debat me temë: “Vakumi rinor në zgjedhje dhe hartimi i politikave”
16 dhjetor 2015Debat me temë: “Vakumi rinor në zgjedhje dhe hartimi i politikave” (“Youth Vacuum in Elections and Policy Making”), i organizuar nga Këshilli i të rinjve të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, ku do të marrin pjesë rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, Ambasadori i SHBA-ve në RM, Shkëlqesia e tij, Jess L.Baily dhe Ambasadorja e OSBE-së në Shkup, Shkëlqesia e saj, Nina Suomalaine dhe panelistë nga UEJL dhe USHT.
-
Forum mbi koekzistencën
15 dhjetor 2015Forum mbi koekzistencën organizuar nga Instituti “Maks van der Shtul” i Universitetit të Evropës Juglindore në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Shkup. Fjalimi kryesor: “Kufiri i etosit: Formimi i cështjeve lidhëse në shoqërinë multikulturore” nga Krzysztof Czyżewski. Panelist nga UEJL do të jenë Prof. Dr. Maja Muhiç dhe Prof. Dr. Ali Pajaziti.
-
Punëtori “Ura: Zemra e komunitetit“
11 dhjetor 2015Punëtori: “Ura: Zemra e komunitetit“ organizuar nga Instituti “Maks van der Shtul” i Universitetit të Evropës Jug Lindore, në partneritet me Qendrën Memoriale të Hollokaustit të Hebrenjëve dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Shkup. Udhëheqës i punëtorisë: Krzysztof Czyżewski, autor i mirënjohur dhe drejtor i Qendrës “Borderland of Arts, Cultures and Nations” në Poloni. Pjesa e dytë praktike e punëtorisë do të zhvillohet në hapësirat e Qendrës Memoriale të Hollokaustit në Shkup.
-
Ligjeratë: “Përvoja e SHBA lidhur me reforimimin e sistemit të matjes së sanksioneve dhe udhëzimet për matjen e sanksioneve” nga HT Gjyqtari Ricardo H. Hinohosa nga Teksasi, SHBA.
30 nëntor 2015Fakulteti Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA në Shkup, organizon ligjëratë me temë: “Përvoja e SHBA lidhur me reforimimin e sistemit të matjes së sanksioneve dhe udhëzimet për matjen e sanksioneve” me ligjërues HT Gjyqtari Ricardo H. Hinohosa nga Teksasi, SHBA.
-
Ceremonia e shënimit të 14-të vjetorit të Universitetit të Evropës Juglindore
20 nëntor 201520 nëntor 2015 (e premte), me fillim në orën 12:30, në amfiteatrin “Alajdin Abazi” (LH-2).
-
Ndarja e shpërblimeve për të punësuarit në UEJL
19 nëntor 2015Ndarja e shpërblimeve për të punësuarit me rastin e përvjetorit të UEJL-së.
-
Forum për administratën publike: “Qeverisja e mirë në pushtetin lokal”
4 nëntor 2015Ngjarja do të mbahet të mërkurën (04.11.2015), me fillim në orën 10:00, në UEJL- Shkup, amfiteatri nr.1.
-
Prezantim i Programit për Praktik (Intership) të Biznesit Gjerman
27 tetor 2015Prezantimi, do të mbahet më 27 tetor 2014, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Sallën e Konferencave, QZHB, me fillim në orën 11:00.
-
Java e Gjuhës Italiane - UEJL Shkup
19 tetor 2015Janë një sërë ngjarjesh kulturore, që do të mbahen gjatë kësaj jave dhe që janë të lidhura me gjuhën italiane. Me këtë rast, në UEJL në Shkup më 19, 20, 21 dhe 22 tetor, do të shfaqen 4 filma italian, me fillim në orën 4 pasdite.
-
Dita e orientimit për studentët e Masterit - kampusi në Shkup
8 tetor 2015Programi përfshin sesionet informative për sistemet e TI-së/е-learning, Qendra e karrierës, Biblioteka, Shërbimi studentor, Parlamenti Studentor (aktivitete sociale). Për këto aktivitete do të ketë përkrahje nga këshilltarët studentor dhe stafi i TI-së.
-
Dita e Orientimit për studentët e Masterit - kampusi në Tetovë
1 tetor 2015Programi përfshin sesionet informative për sistemet e TI-së/е-learning, Qendra e karrierës, Biblioteka, Shërbimi studentor, Parlamenti Studentor (aktivitete sociale). Për këto aktivitete do të ketë përkrahje nga këshilltarët studentor dhe stafi i TI-së.
-
Java e orientimit (Mirëseardhje) për studentët e ri
14 shtator 201514-17 shtator, 2015, at SEEU Skopje and Tetovo Campus
-
Konferencë ndërkombëtare “Trashëgimia e Magna Carta-s për Ballkanin Perëndimor”
17 qershor 201517 qershor 2015 Amfiteatri LH4 Universiteti i Evropës Juglindore - Tetovë
-
Ceremonia e diplomimit – Gjenerata e njëmbëdhjetë
13 qershor 2015Data: 13.06.2015 Koha: 16:00
-
Prezantimi i idesë më të mirë të biznesit
8 qershor 2015Gara organizohet nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore në bashkëpunim me Fondin për Mbështetje të Grave dhe të Rinjve Sipërmarrës, Projektin e USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla dhe Shoqata për Zhvillim Lokal Rural. Fituesi i garës do të fitojë grant për fillimin e biznesit personal prej 3000 dollarëve, si shpërblim prej Fondit.